Zoika Sinjari Rrufa

Në një livadh po debatonte një qenush me 2 kafshët më të fuqishme të pyllit, që janë luani dhe tigri.
Qenushi thoshte:
-Livadhi ka ngjyrë gri.
Tigri e kundërshtoi atë:
-Livadhi ka ngjyrë jeshile.
Mirëpo qenushi ngulte këmbë, duke e kundërshtuar.
Tigri u nxeh dhe e pyeti luanin.
Luani i dha të drejtë qenushit, kurse tigrin e dënoi që për një muaj të mos dilte në pyll.
Tigri u zemërua dhe i tha luanit:
-Pse më dënove dhe i dhe të drejtë qenushit, i cili po fluturonte nga gëzimi?
Atëherë luani iu përgjigj:
– Unë dhe ti e dimë që livadhi ka ngjyrë jeshile, por unë të dënova për këtë arsye: një kafshë inteligjente dhe e fortë nuk mund të merret me një qenush që sapo ka dalë në arenë.