Super Hëna!…
Nata mori shkëlqim argjend,
hëna e pasur hodhi dritë,
qiellit iu vesh mantel i saj.
Sytë kureshtarë shëtisin qiellit!
Dritë e hënës bie nga lart,
çatitë e shtëpive duken për së largu,
hëna ndërthurret perdeve.
Shndrin argjend, dritë pikon!
Bie mbi komodinë, e pasuruar plot dritë,
mbi një kornizë gdhend qiellin,
një foto familjare, një pasuri.
Hëna zbriti si një bekim i qiellit!
