Copëza kristali-Betty Plepci

Në mënyrën ku secila kthesë, secila rrugë, ka formësuar atë që u bëmë.
Jo çdo ëndërr i mbijetoi kilometrave; disa u zbehën butë, të tjera mbetën pas me nxitim.
Megjithatë edhe ato që na rrëshqitën nëpër gishta
lanë një gjurmë në zemër, një kujtesë që guxuam të shpresonim.
Kemi mbajtur gëzim si drita e diellit në xhep
dhe stuhitë e motit që u përpoqën ta vjedhin.
Kemi mësuar se jeta nuk është një rrugë e drejtë
por një gërshetim çastesh disa të arta, disa të rënda
të gjitha të qepura në pëlhurën e asaj që jemi.
Kur mbrëmjet rriten të gjata dhe hijet shtrihen nëpër kodra, e gjejmë veten duke arritur përsëri për ngrohtësinë e së djeshmes,
duke mbajtur afër të qeshurat, mësimet, dashurinë.
Dhe në atë kujtesë, ne zbulojmë se udhëtimi nuk ishte kurrë vetëm se ku po shkonim por se sa thellë jetuam gjatë rrugës…

Copëza kristali.

Copat e kristalta të shpirtit,
Thyhen sa herë mendoj për ty,
Per atë portë tashmë të mbyllur,
Që dikur ishte emblem për ne tê dy.

Nuk mundem të trokas aty akoma,
Sa herê e shof mbyllë, mbytem në lot,
Cdo kujtim kthehet në thërrime,
Të asaj kohe që u prish ashtu kot.

Me vitet ikin dhe kujtimet,
Mund të harrohen për pak kohë,
Por sapo ndjej muziken e shpirtit,
Pentagrami i saj ujitet me lot.

Pas shume vitesh trokita prap në atë portë,
Njê shkëndi shpres ,me tha se do hapet
Por ajo ishte mbyll njëherë e përgjithmonë,
Bashkë me te dhe kujtimet u lagen.

Cdo kujtim mbart dicka në vehte,
Të kohës apo tënden nuk e di,
Tashme cdo gjë është venitur,
Por jeta vazhdon përsëri.

Beti..🌹