Mali i ujqērve-Valbona Kolaveri

MALI I UJQĒRVE

Ndërlidha gjithë lutjet e lutjeve në kohë
Dhe i dërgova në malin e ujqërve,
Andej nga ku rrënjët më thërrisnin t’i shihja
Përtej humnerave të humbjeve

Rrethova shpirtin me dritë,
Atje ku pritjet, dhe toka kanë erë bari,
Dhe sofrat shtrojnë bukë magjeje,
Dhe ujë të kulluar kroi

Shpirti, aty rrethohet nga shtojzovalle
Që uratat i marrin nga zot i dritës dhe i erërave,
Dhe humbëtirat ,humbin tatëpjeteve
Të rrathuara me jetë nën valle

Atje ,sokëllin zhurmshëm teh i sopatave
I druvarëve që shpatullat ia zgjeruan malit,
Dhe sytë ua falën shqiponjave,
Tek plugojnë arat me ritmin e jetës ,
Dhe dëborën veshin dimrit si gunën e shtatit

I këndova gjithë këngët e zamanit
Me gurgullimën e ujrave të zallit,
Me gurët e shenjtë të lutjeve ndërtova një kështjellē në zemër
Ta ruaja të fortë ulkonjēn time të fatit

Në malin e ujqërve,
Ulëras çdo natë ëndrrën time hënës së ngrënë heshtjesh,
Unë ,bijë e e Macukullit të Matit.