Koha më e ndyrë-Josif Gjata

KOHA MË E NDYRË

poezi

                                                      nga

JOSIF GJATA..........

Hapin hedhim në rrugë apo trotuar

Teksa ecim apo ndalemi për pak çaste

Flladi na ndjek si muzë e kuruar

Me aromën e pastër të ajrit e parfumin e

                                       
njerëzve apo luleve.

Trupi dhe fytyra flladiten si valë e detit brigjeve

Ngadalë apo vrullshëm shpërthejnë ndjenjat

Ëmbëlsisht të pushtojnë dashuritë

Për jetën, të bukurën, vendin dhe fëmijët.

Teksa ecën e diku ndalesh për pak çaste

Flladitesh nga era e ndyrë që si dreqi të

                                                      
kacavirret

Si kulpëra në lisin e shëndoshë

Veset më të këqija, krimi e korrupsioni,

Kultura e nëpërkëmbur, edukata, degradimi.

Mohimin e së mirës dhe pohimin e së ndyrës

Errësirën në vend të dritës, progresit, zhvillimit

Është koha më e ndyrë e njerëzimit!