Pse qante e qeshte gruaja pa shkak-Vullnet Mato

 
Ajo qante befas
sikur të ishte fëmijë.
Qante herë pas here
pa shkak të kuptuar.
 
Kujtohej se me burrin
bënte pak dashuri,
dhe lotët i binin çurg
si rubinet i liruar.

 

Pastaj ai i tha:
“S’je më tërheqëse,
vitet ta kanë kthyer
Fytyrën në shëmtim!”

 

Ajo ia priti:
“Më marrsh të keqen!”
dhe lotoi gjithë natën,
gjer në agim…

 

Një burrë tjetër i tha:
“Je mrekullisht e bukur!’’
dhe ajo papritmas
hapi krahët si zog.

 

Në mbrëmje i dha atij
një të puthur,
dhe trupin, kur i shoqi
një tjetre i jepte puthje plot.

 

Më pas, gjatë javës
ajo qeshte fare pa shkak,
qeshte dhe fluturonte
me këmbë e me duar.
 
Pse qan e qesh
gruaja pa shkak,
vështirë e kanë burrat
për ta kuptuar!…