Mungoj si një prekje (vazhdim)
Ndoshta më ke takuar
në një kohë pa emër,
në një tjetër dritë,
ku shpirtrat tanë
kanë qenë të lidhur aq fort
sa u gjetëm sërish
në këtë botë.
• • •
Ndoshta prandaj më kërkon hija jote,
më ndjek prania e qenies tënde
dhe më dukesh i njohur,
edhe pse sytë s’të kanë parë kurrë.
• • •
Ndoshta prandaj
kjo është arsyeja
që zemra të njeh
përpara se mendja
ta dijë kush je.
• • •
Dhe kur nata zbret,
heshtja bëhet më e thellë,
unë të ndiej pranë
pa të pasur askund.
Si një frymë
që kalon lehtë mbi lëkurë,
si një zë që s’e dëgjoj,
por që shpirti im e njeh.
• • •
Ndoshta një ditë
rrugët tona do të kryqëzohen
dhe sytë do të kuptojnë
atë që zemrat
e kanë ditur prej kohësh.
Deri atëherë,
unë do të mbetem
ajo mungesë e çuditshme,
që nuk ka ardhur ende,
por që të mungon.