Habitore-Vlora Rexhaj Morina

Vlora Rexhaj Morina

Habitore
Në dhomën e errët
tre palë sy pëlcasin
në zjarrin e kandilit
Jashtë hëna shpon
buzët në gjembin e trëndafilit.