Dikur një katund-Llesh Gjomarkaj

Llesh Gjomarkaj

Dikur një katund

i zhurmshëm e plot jetë
Duket se vetmia
e ka marrë me qira
Hëna netëve
dyerve të mbyllura troket
Askush nuk qesh
askush nuk qan
Trishtimi ka zbritur
mbi çatitë e rrënuara
Kujtimet e malli
sa herë e përzënë
Mjerim në zemrat
e ëndrrat e mërguara
Kuleta e shpirti
pranë e pranë flenë
Sa herë pranverat
kalojnë në këto vende
E livadhet mbulohen
me pëlhurën e prillit
Shtigjet rënkojnë
në harresë me dhimbje zemre
E krojet ngushëllohen
me këngën e bilbilit!
Këngë motesh
që lahuta i ndryni në zemër
E sa herë qielli e thirri
në festën e mallit
Yjet i përshëndeti
emër për emër
Për ne bekim e mallkim
djalë pas djali!
Mallkon fryma që ne i dhamë!