Ami 5 Vjeçe-Albert Habazaj

Ami 5 Vjeçe-Albert Habazaj

 

Sot princesha jonë e ëmbël

Si yllkëz parashkollore,

Mbush 5 vjeçe dhe për këngën

Vjen si mjaltë në akullore.

 

Si akullorja me mjaltë,

Si ëmbëlsirë, më e mira,

Si flutur me krahë të artë

Plot me ëndrra, me dëshira…

 

Ami sot feston ditëlindjen

5 vjeçe sapo mbushi,

Në qiell të shtatë familjen

Sapo na ngjiti Amushi.

 

Perla plot me ngazëllim

Si motër e madhe s’mbahet,

Qesh e lumtur, me gëzim

Motrës së vogël s’i ndahet.

 

5 vjeçarja nisi shkollën,

Ja për pak…në klasë të parë…,

Çfarë Eda me Nikun mbollën

Ne na bëjnë të qetë, krenarë.

 

Vlorë, e mërkurë, 23.09.2026