Namik Selmani

Kabaja e fundit
Amaneti i vetë i Mjeshtrit të Klarinetës Laver Bariu ishte që shokët e
tij të bënin një kaba në varr
Lotët
I ka marrë Vjosa për t’i dërguar në Detin e Kujtesës
I kanë marrë zogjtë
Për t’i dërguar tek trëndafilishtet me gonxhe e petale
I kanë
Dasmorët e stinëve
Me kryekrushk dhimbjen e mungesës
I kanë marrë
, fluturat dhe bletët që mjaltojnë në livadhe.
Oooi, oiii
Kurbtlinjtë kanë ndërruar kuajt me benzat e zinj
Me shportën e tingujve
Usta Laverin ua vë buzët atje ku pikëlon djersa
Zgjohu, Mjeshtër
Ngrohna
pak shpirtin që koha na e ka ngrirë!
Bëhu
Gjeneral kohërash që i fiton të gjitha beteja.
Hidhe bastunin
Jepja ditëve tona si relike vitesh me lotë gëzimi
Të thinjen leshverdhat
Në Përmet në këngë e në sylynjarë klarinete!
Ti tymos i menduar
Diku në lëmenj e mjegulla ku rrudha bëhet dritë.
Ah,
kjo Kaba na bëka sot të gjithëve kapedanë në dete!
Do t’i djeg
Të tëra gjerdhet me shkarpa e me gurë
Ndë vjeshtë
Do i kërkoj për ty vreshtarëve verën e paprovuar.
Ah, kjo kaba!
Na ka bërë Kalorës të palodhur kurrë
Me të
Të gjithë hallet do i vë në gjumin e dimëruar
Të hapen portat!
Ndë Frashër malet të shkundin dëborën nga supet!
Të zgjohen këmbanat, zilet, farëmbjellësit e katundit!
Në atë shenjtërim
Tingujt po të sjellin si shenjtor të vonuar në shtigjet e udhëve
Puplohet mermeri
Zgjaten duart në përqafimin e mallshëm, të munguar.
Oh, oh, qënka Kabaja e fundit!!