Dashuri!Kledia Alizoti

Kledia Alizoti

Dashuri!

Dashuri m’u trete në duar,
Nektar i buzëve të mia.
Endërr e bukur vegimi..

Krahëve më mblodhe,
Lehtshëm,
Natë, ditë një..
Pëlhurë pambuku drita jote.

Dashuri të njoha mes dhimbjes..
Mes dhimbjes në gjoks të rrita,
Lutjes sime iu drodhën gjunjët..

Dashuri të desha pa kushte,
Këmbë zbathur, pa hije luksi..
Eh, sikur ta dinin, ta dinin..
Ata që menduan se të kishin..

#kleaspoetry #kleasart
#allfowers #everyonehighlightsfollowers #everyone #everyonefollowers #shqip #originalart #poez