Porta që kanë vetëm dritë-Valbona Kolaveri

Valbona Kolaveri

Unë jam gruaja e zjarrit
Që hidhet në krahë flakësh që të ndezin ,
Membranë e një bërthame të pashtypur
Që filizat tokës së butë mbin

E kridhem ëndrrash brigjesh të pashkelura
Aty ku demonët nuk më ndrydhin ,
Dhe hyj e dlirët mes pasionesh
Drejt portave që kanë vetëm dritë.

Valbona Kolaveri