Brixhilda Dede

Ç’ FARË FËMIJË PO RRISIM
Ishte mesditë, kulmi i qetësisë kur një grup fëmijësh kaloi me vrap si një tufë harabelash të trembur pranë ndërtesës.
Zhurmat e këpucëve nuk më lanë të kuptoja se sitat e dritareve të katit të parë që ndodhej gjysmë metro mbi rrugë kishin dalë prej vendit nga tërheqja.
Si ishte e mundur ato duar të vogla të shkatërronin kaq lehtë?
Nuk kishin kaluar as dhjetë minuta kur ajo tufë harabelash të tërbuar kaloi përsëri.
Këtë herë përveç hapave të rrëmbyeshëm u dëgjua një zhurmë e tmerrshme që na bëri të hidheshin prej vëndi.
Dola jashtë, dy xhame të thyera në mijëra copë kishin bllokuar kalimin në rrugë.
Vendosa mos lejoja atë pamje të më prishte ditën.
Mbasditja nuk vonoi të vinte, vesha robat sportive dhe u nisa drejt parkut të gjelbëruar me shpresën se magjia e natyrës do të mi merte mendimet e këqija.
Hapa derën prej kangjëlle dhe pasi vara çantën sportive që mbaja në sup, hyra për tu ushtruar me gjimnastikë.
E pabesueshme mu duk kur një pamje tjetër më priti;
Dy fëmijë u shfaqën papritur në ambjentin ku ndodhesha duke u hedhur nga kangjëllat brenda si banditë, sikur të mos kishte derë.
I ndiqja me bisht të syrit.
Kishin ecje të çrregullt, veshje të rrëmujshme dhe ashtu të shkalafytur si ishin, nuk mund të dalloje gjininë .
Zëri,.. vetëm kur u përmend emri i saj Katerina kuptova se ishte vajzë.
Një vajzë që duhet të kishte kohë pa bërë banjë.
Në sytë e tyre kishte guxim për aventura, ndërsa rregullat nuk kishin asnjë kuptim.
Pyeta përsëri veten;
Ç’ farë po ndodh me fëmijët tanë?
Me pasqyrën e shoqërisë, të familjes e të së ardhmes.
A e kemi kuptuar se liria pa kufij mund të kthehet në kaos?
A e kemi kuptuar se këta fëmijë kanë nevojë për edukim, për dashuri, për disiplinë të butë” e mirëkuptim,..
Ç’ farë shembull po ju japim atyre?
Pyetja, më mbeti pezull në ajër,
Si një kambanë që vazhdon të tingëllojë akoma.
Brixhilda Dede