Evis Kotte
Në krahët e shpresës
Vështron botën…
Sot u zgjove i mërzitur,
bota u zhyt me ty.
Mos qaj!
Lëre diellin lotët të t’i thajë!
Por dielli sot nuk ngroh,
rrezja e tij zemrën përvëlon.
Brenda teje një zë të flet…
Kur je buzë greminës dorën të jep,
ke aq shumë nevojë veten t’a shpëtosh!
Ti je gjithçka botës duhet t ‘i kërkosh!