Vjeshta xheloze!Fatmira Limani

Antwerp Belgjike- Fatmira Limani

Vjeshta xheloze!

Xhelozia po më gërryen.
Verën e bukur dua ta largoj.
Mjaft me lule e gjelbërim zbukuruar,
më të nxehtë na përvëloj.

Petalet e luleve për tokë do t’i lëshoj.
Ngjyrën gjetheve do t’ua ndërroj.
Në të gjelbërtën, ngjyrë flori do t’ua bëj.
Rrugë e trotuare me to do t’i shtroj.

Njerëzit, sytë për tokë, kur të kalojnë,
mbi tapetin shtruar, me gjethe zbukuruar.
Jo më kokë përpjetë, në diell të përvëluar,
me freskinë do të konkurroj, mendje kthjelluar.

Xhelozia po më gërryen,
kur shoh fruta të bukura në pemë.
Vera i mban për bukuri si stoli,
unë, vjeshta, do t’i bëj t’i shijojë njerëzia.

Jam në konkurrencë me stinët motra:
me verën, larg të nxehtit e përvëluar,
me dimrin, larg të ftohtit të paduruar,
me pranverën, sa më e afruar