
( triptik )
-A –
Tepër korrektë
( dihet )
në prezantime:
– Burri im!
. . .
– Gruaja ime!
. . .
(Flet firma e vula
e gjendjes civile)
Po dashuria?…
Ka ngecur…
orë pa zile!
– B –
“Mos qesh!
– më tha miku –
Jam në hall vërtet!”
Të shkretin!…
Xhelozia e të dashurës
E kish vënë në siklet
Më shumë se gruaja e vet.
– C –
…Dhe ZOTI tha:
“- O burraaa!
O graaa!
U çiftoni
me kë doni;
Jeni në AHIRET!”
…Pa, hë…
Ju ç’thoni?
E rizgjodhi
kush, vallë,
në AHIRET
Gruan a burrin e vet?
Kujtim N. Mullai