Të gjitha rrugët më çojnë në vendlindje-Nexhat Bexheti

Të gjitha rrugët më çojnë në vendlindje

Të gjitha rrugët më çojnë në vendlindje
edhe ato që larg më kanë çuar
se zemra ime, kudo që endet,në pritje
gjithmonë te pragu yt është kthyer i çmuar.

Nëpër rrugë të huaja kam ecur në këmbë
por sytë kërkonin malet e mia,të bukurisë
një erë e lehtë nga larg më sillte,si rëndë
aromën e bukur të shtëpisë së fëmijërisë.

Të gjitha rrugët më çojnë në vendlindje,
në çdo hap dëgjoj një zë të njohur,
një këngë të vjetër, një kujtim në pritje
një mall që në shpirt ka mbeturi lodhur.

Edhe nëse vitet ngadalë kalojnë,
edhe nëse flokët zbardhen ngadalë,
vendlindja aty mbetet më pret gjithmonë
dashuria që nuk njeh largësi përballë.

Dhe kur një ditë të kthehem përsëri,
do ta përqafoj tokën si biri i sajë
se të gjitha rrugët e jetës sime dhe rinisë
më çojnë te ti, vendlindja ime e artë.