Brixhilda Dede

Fjala sot po humb krejtësisht shenjtërinë e saj.
Dikur, fjala hidhej në heshtje në fletën e bardhë si pjesë e mendimit.
Shkrimtari e zgjidhte duke e bërë atë të pazëvendësueshme për tekstin e tij.
Ernesto Hemingway ndërtoi artin mbi mungesë të fjalës.
Nganjëherë, ajo që lihet pa thënë është më e fuqishme sesa ajo që shpjegohet gjatë.
Një fjali mund të jetë e thjeshtë, por kur mban brenda saj dhimbje, dashuri, humbje apo shpresë mund të peshojë sa një kapitull i tërë.
George Orwell kuptoi se pas shumë fjalëve të mëdha mund të vijë një mendim i vogël.
Ka raste kur gjuha fryhet deri sa humb kuptimin..
Kur fjalët bëhen dekor dhe jo bartëse të mendimit, gjuha fillon të gënjejë.
Ne shpesh ngatërrojmë kompleksitetin me thellësinë.
Të thuash gjëra të jashtëzakonshme me fjalë të zakonshme është mençuri.
Dostojevski u bë i madh sepse hyri në errësirën e njeriut.
Ai pyeti ç’ farë ndodh me shpirtin kur përballet me fajin, lirinë, vuajtjen dhe dashurinë.
Kafka e vendosi njerinë përballë një bote absurde ku shpesh individi nuk e kupton as ligjin dhe as fatin që e gjykon.
Borges na tregoi se koha, kujtesa dhe pamundësia mund të fshihen brenda një tregimi të shkurtër.
=Kur duhet të shkruajmë?
,.. atëherë kur kemi një plagë, një pikpyetje a diçka që nuk të lë të qetë.
=Një tekst mund të ketë metafora, krahasime, fjalë të rralla por mund të mos ketë asnjë pikë gjaku brenda saj, nuk quhet tekst i arrirë.
Ndërsa një varg i thjeshtë i shkruar nga një përjetim depërton thellë në ndërgjegjen e lexuesit, sepse madhështia e fjalës matet me peshën që ka në shpirt.
Kjo është arsyeja pse vargjet e Naim Frashërit edhe sot tingëllojnë të afërta.
Vargjet e Migjenit fjala e ashpër dhe reale, kërkonte të shqyente perden e të detyronte lexuesin të shihte dhimbjen.
Fjala bëhet e pavdekshme kur kërkon të thotë diçka të vërtetë.
Një vepër e madhe kërkon kohë, kërkon të lexosh një fjali dy herë, të pyesësh veten, kërkon heshtje dhe kthim.