Do këndoj sa të kem zë-Nga Godo Mehmetaj

Nga Godo Mehmetaj

DO KËNDOJ SA TË KEM ZË
 
Do dalë tutje nga kalaja
të shoh Vlorën për karshi
edhe dritat e qytetit
kur të ndizen një nga një.
 
Vlorë e bukur të kam shkruar
mallin e ktheva në fjale
do këndoj sa të kem zë.
të kam Nënë e më ke djale

 

Ika nga më hodhi era
si gjethe e thatë përmbi valë
me një mijë e ca dëshira
mbetën ëndërra në sirtar.

 

Do ti lutem zotit lart
ai jetën ma ka falë
të këndoj këngët e mia
ato që kam në ditar.

 

Kam ikur me lotë në sy
shpresoja të vija prap
me një zjarr ndezur në gji
dhe me emrin refugjat
 
Do të vi o Vlora ime
dhe deti të bëhet mal
përmbi dallgë do të ngrihem
krahët hapur si pulëbardhe.
Nga Godo Mehmetaj