Lumo Kolleshi

30 Shtator 2013 MD • Milan, Lombardia, Itali
TI KTHEHESH E GJITHA NE RADAR
Reve a perëndive? Nuk di kujt ia rrembeva fronin,
Këtu lart veç dielli i shpenguar dhe ne,
Poshtë perandoria e murme e reve
Zemërim shirash kërkon të shkarkojë mbi dhe.
Meraku zemrën tënde e bën helikë,
Ti kthehesh e gjitha në radar.
Seç kanë një mister brenda misterit dashuritë,
Aeroportet e veshin çdo puthje me ar.
30 Shtator 2014
MEGJITHATE ENDERRO
Ende i beson ëndrrës për t’u bërë diell?
Asnjë guaskë galaktike s’të hap vend.
Megjithatë ëndërro ta ndiçosh një kupëz qiell,
Digje me dëshirë të gjithë fosforin tënd.
30 Shtator 2015 •
S’I NGJAJ Që S’I NGJAJ
I kisha marrë të gjitha pajimet e peshkatarit,
Veç plaku i Heminguejit nuk isha aspak,
Ku ta gjeja një oqean?
Një lumë të egër mes malesh kisha.
Nuk bëhet fjalë për peshkaqenët farmak.
Megjithatë, sipër një shpelle,
Ca fjalë të plakut Santiago i bëlbëzoja dhe unë,
Kur bënte naze peshku
Dhe cigari im kthehej shtëllungë.
Pas perëndimit të diellit prapa malesh,
Kur Hëna me një yll po bënte dashuri,
I lava grepat pas mëkatesh.
I nisa hapat për në shtëpi.
Plakut të detit s’i ngjaj që s’i ngjaj
Dhe s’dua si ai të kem siklet,
Ca mustakë të mirë do t’i skuq në vaj,
Mjafton që nuk kthehem me të peshkut skelet.
30 September 2012
STREHE
Në mos gjetsha tjetër vend ku të të ruaj,
Do të fut brenda syrit tim.
Ka strehë më të sigurt? Më thuaj?
E në derdhshim lotë,
Do të kenë vetëm një burim.