Stinët e mia-Dhurata Ndoni-Cela

Dhurata Ndoni-Cela

STINËT E MIA

Të vogla,të reja,të brishtëza
vjeshtëzat e mia.
Numërojnë ditët, javët, muajt,
nji e nga nji:
e parë,e dytë,e tretë.
Herë e qeshur, e mërzitur,
herë diell ,herë shi.

Mbajnë radhën vjeshtëzat
e mia,
shiu i mendimeve muajt numëron:
tik-tak,tik-tak,tik-tak.
Eci,vrapoj zbathur në rrugë,
këmbët në gur i godas.
Lodhem,djersitem.
Ulem në park.

Shiu mbi flokë e supe më bie.
Më lag.
Kujtimet si mysafire të qeta ,
afër dhe larg.

Unë… numëroj gjethet që bien.
Dhe… si nusja e lagur
e vjeshtës,
vështroj degët e zhveshura.

Papritur,larg në horizont ,
buzëqesh një ylber.
Flirtoj…

E di që po vjen dimri.
Dhe… pastaj?! …
-Pranverë… edhe verë.