Portret i paautorizuar i inxhinierit Preng Prenga-Nga Gjon Fierza

        

Në 70 vjetorine lindjes

Është datëlindja me 30 shtatori 2026, kur ing. Preng Prenga me familjarët, miqtë dhe bashkëpuntorët e tij në vite, feston 70 vjetorin e lindjes. Është pikërisht kjo datëlindje jubilare për të uruar ing. Prengën, për shendet dhe jetë të gjatë. Eshtë ky rast për vlerësuar shkurt kontributin e tij për më se 45 vjeçar, si specialist, kryespecialist, si drejtues në Ndërmarrjen e Sharrave, drejtor në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor, Fushë -Arrëzit, si Drejtor i Policisë Pyjore dhe Pyjeve Komunal në DPPK Tiranë, si Shef sektori në dy Ministri. Në Ndërmarrjen e Sharrave, veprimtaria e ing. Prengës spikat me ngritjen dhe funksionimin e dy njesive kryesore: të rinovimit Zdrukthatrisë dhe të vënjes në punë të fabrikës Fibrës.   Ing. Preng Prenga, ka qënë kryetari i parë i komunës Fushë-Arrëz  në sistemin pluralist në periudhën 1992-1996.

Ka lindur në fshatin Kryezi të Pukës. Prej vitit 2000 jeton në Tiranë.

Kryeziu është një fshat i njohur afër qytetit të Fushë-Arrëzit dhe përfshihet në atë bashki. Eshtë fshat që gjeografikisht ka qënë i përfshirë në Bajrakun e Spaçit, por aty jetojnë fise dhe familje me origjinë nga bajrakë dhe zona të ndryshme të Shqipërisë Eperme. (Si gojanës, në atë bajrak bën pjesë dhe trungu familjar ku lindi Preng Prenga) Është kjo popullsi me prejardhje  nga zona të ndryshme, ndër arsyet kryesore që këtij fshati i japin shumë vlera entnokulturore. Ky fshat përfaqëson modelin e një bashkëjetese në shekuj të banorëve me origjine dhe besime fetare të ndryshme. Kjo ka ekzistuar më parë ekziston dhe sot si modeli me i mirë.

Kryeziu është i përmëndur si fshat, ku zë fill shfrytëzimi i pyjeve dhe zhvillimi i industrisë së drurit që para Luftes dytë botërore ne vitet 1938-1940. Eshtë fshati nga ku lindi klasa puntore e rrethit Pukës që para çlirimit dhe pas çlirimit deri në vitet 90, fshati që kishte numrin me të madh të puntorëve të kualifikuar, në Sharra, Miniera e Fabrika, Parkun e mallrave, etj. Ka shumë për të thënë për Kryeziun por nuk është rasti këtu të themi më shumë në aspekte historike.

Sot, Kryeziu përmendet për zhvillimin e ekoturizmit me bujtinat dhe mjediset natyrore atraktive që ka. Edhe në këtë drejtim ai është i pari ndër fshatrat e Pukës dhe Fushë-Arrezit pse jo dhe ndër të parët në Veri të vendit. Nese themi se Kryeziu ka pasur dhe ka burime të pasura natyrore, po kështu ai fshat ka pasur dhe ka “burime të pasura njerëzore.” Nga ai fshat ka lindur dhe kanë kontribuar shumë personalitete në fusha të ndryshme, kulturore, ekonomike e shoqërore.  Nga ky fshat ka pasur emra të spikatuar dje, ka dhe sot që kanë punuar e kontribuar jo vetëm në Pukë e Fushë-Arrez por dhe me gjërë në Shqipëri dhe jashtë saj.

Sot me origjinë nga Kryeziu ka shumë intelektualë dhe biznesmen të njohur në gjithë vendin. Ata janë njerëz të përkushtuar për punën dhe dijen dhe e zhvillojë atë. Disa syresh dhe pse fizikisht jetojnë  e punojnë larg fshatit, gjithmonë e kthejnë shikimin dhe vemendjen për të kontribuar dhe zhvilluar  vendlindjen – Kryeziun.

Ndryshe nga shumë fshatra të vendit tonë për fatkeq të braktisura, Kryeziu dhe sot gjallon, punohet dhe jetohet, investohet në bujtina dhe shtëpia banimi, në hidrocentrale dhe rrugë auto. Mergimtarët çdo vit, në verë, mblidhen në Kryezi dhe për dy tre ditë festojnë sëbashku. Eshtë ky mjedis gjeografik dhe social, ku u lind dhe u rrit inxhiner Preng Prenga ose sic e thërrasin bashkëfshtarët Preng Marka Doda. Prenga edhe tani me djmetë një periudhë të madhe të vitit e kalon në Kryezi.

Inxhinier Preng Prenga, që nga viti 1980 e në vijim, është emer i njohur në Fushë-Arrëz, Pukë dhe më gjerë si specialist i aftë e dinamik, si drejtues korrekt e vizionar. Që në rini u shqua për vullnet e përkushtim për punë e dije. Nën shëmbullin e të atit Marka Doda (i njohur në Kryezi si puntor i madh dhe familjar shëmbullor që rriti dhe edukoi 11 fëmijë) dhe vellait të madh Doda, i cili do të punonte përkrah të atit që në moshë të re. Ishte Prenga i pari që do të shkollohej me arsim të lartë midis vllezërve dhe motrave. Ai që në vogëli dallohej për etjen dhe vullnetin për shkollim. Për shkollimin e Prengës do të sakrifikonte e gjithë familja.

Shkollimin e mesëm e bëri në Tiranë në Politeknikumin “7 Nëntori” për teknik mobilerie. Mbaron me rezultate shumë të mira. Kthehet në NPD Fushë-Arrez dhe stazhin e kryen si puntorë. Në mënyrë të padiskutueshme fiton të drejtën për shkollim të lartë. Vijon studimet e larta për inxhinieri pyjore në Tiranë, ku në pesë vite, spikat ndër studentet me rezultatet më të larta në vitet 1976 -1981. Ai jo vetem student me rezultate të larta por është dalluar dhe si veprimtar aktiv në rrethin shkencor të studentëve dhe atë shoqëror të rinisë.

Pas diplomimit, puna dhe veprimtaria profesionale e Prengës kalon në të gjitha shkallët nga inxhinier, përgjegjës fabrike, kryeinxhinier deri në drejtor ndërmarrje. Në periudhën e ndryshimeve të mëdha demokratike të pas viteve 90, Preng Prenga fiton besimin e qytetarëve të Fushë-Arrezit duke e zgjedhur kryetar komune, I pari në një sistem pluralist me zgjedhje demokratike. Ajo periudhë drejtimi ka qënë ndër më të vështirat në jetën e Prengës, por dhe që i lartësoj emrin e tij jo vetëm si specialist por dhe një pushtetar korrekt në shërbim të komunitetit. Drejtimi i pushtetit vendor në atë periudhë tranzicioni ku mungonte shumçka duhet vlerësuar  si sakrificë e jashtëzakonshme pse jo dhe si heroizëm.

Në formë kronologjike më poshtë, po paraqesim jetëshkrimin e inxhinierit, pa u ndalë në hollësi tek origjina, kontributi i familjes dhe i Prengës në rreth 45 vite si specialist e drejtues. Ky jetëshkrim është i pasur duke shënuar gjithnjë rritje në funksione dhe përgjegjësi duke u rritur dhe në moshë. Kjo flet për pjekuri profesionale dhe intelektuale të mbrujtura në vite tek inxhinier Prenga.

Preng Prenga, ka lindur 30. 09. 1956 në fshatin Kryezi. Jeton në Tiranë. Eshtë i martuar, babai i tre djemve të rritur

1970-1974, nxënës, në Politeknikumin “7 Nëntori” Tranë

1975-1976, punëtor stazhier në Ndërmarrjen e Përpunim Drurit, Fushë-Arrëz.

1976-1981, student në Fakultetin e Pyjeve Tiranë.

1981-1986, inxhinier teknolog në Zdrukthtari në Ndërmarrjen e Përpunimi Drurit, Fushë-Arrëz.

1986-1988, teknolog dhe përgjegjës, Fabrika e Fibrës në Ndërmarrjen e Përpunimi Drurit, Fushë-Arrëz.

1988-1991, kryeinxhinier në Ndërmarrjen e Përpunimit të Drurit, Fushë-Arrëz.

1991-1992, drejtor në Ndërmarrjen e Përpunimit të Drurit, Fushë-Arrëz.

1992-1996, kryetar i Komunës Fushë-Arrëz.

1997-1999, drejtor i Shërbimi Pyjor Pukë.

1999-2002, drejtor i Policisë Pyjore në Drejtorinë e Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave Tiranë (DPPK).

2002-2003, specialist në Projektin e Pyjeve, financuar nga Banka Boterore. Tiranë

2003-2006, drejtor i Drejtorisë e Pyjeve, Kullotave Komunale dhe Ekstensionit në  DPPK, Tiranë.

2006-2010, përgjegjës i Sektorit të Pyjeve Komunal. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.

2013-2018, përgjegjës i Sektorit të Kadastrës dhe Shërbimit Këshillimor. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

2018-2021, përgjegjës i Sektorit të Mbikqyrjes së Tregut të Industrisë Joushqimore. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në vitin 2021, del në pension

Ata që kanë njohur nga afër, bashkëpunuar në vite me inxhinier Preng Prengën e vlerësojnë si njeri korrekt e puntor, profesionist i zoti dhe bashkëpunues.

Ing. Preng Prenga është bashkëautor ne tre botime me shume vlera profesionale dhe historike; Si njëri prej hartuesve te Strategjisë për Zhvillimin e Pyjeve dhe Kullotave, Manualin për Administrimin dhe Trajtimin e Pyjeve Komunal. Libri më i fundit monografik “Pyjet dhe Sharrat e Pukës në vite-2024” është një botim që po vlerësohet shumë nga lexuesit dhe studiuesit e niveleve të ndryshme. Në këtë botim është jetësuar puna e pylltarëve dhe sharrëtarëve në vite në rrethin e Pukës. Eshtë dhënë informacion i gjërë i shtrirë në kohë dhe me shumë tregues për sipërfaqen pyjore më të madhe që ka pasur vendi ynë si rreth Puka (85 mijë hektarë pyje) deri në vitet 90. Botimi ka informacionin si ishin dhe si degraduan vit pas viti deri sot pyjet e Pukës dhe industria e Drurit. Libri është dhe thirrje për reflektim dhe përmirësim të gjëndjes. Pukës ti kthejmë emrin – Pyjet.

Inxhinier Prenga është një familjar shembullor, modeli i njeriut të punës që është formësuar tashmë dhe tek tre djmtë e tij të rritur si emigrant në punë por dhe të shkolluar në Angli. Tashmë tre djemtë e Prengës dhe Terezes, jetojnë dhe punojnë në Londër ku kanë ngritur ndërmarrjen e tyre “PRENGA.CO.UK”. Ata të specializuar në sektorin e ndërtimve dhe aredimve kanë bërë emër të mirë prej 10 vitesh duke kryer shumë punë sidomos në rinovim dhe ndertime vilash. Ata kanë të punësuar mesatarisht nga 70-100 puntorë në vit. Ata, cdo vit vinë në Shqipëri për pushime, marrin pjesë dhe kontribuojnë në Festën e Kryeziut, të vendlindjes tyre. Me miqët dhe bashkëpuntorët e tyre nga Londra zhvillojnë çdo vit udhëtime turistike kryesisht në Alpet shqiptare, duke promovuar kështu turizmin malor dhe natyrën e vendit tonë.

Është ky mesazh vlerësimi dhe urimi për inxhinier Preng Prengën, si model i spikatur i intelektualit, njeriut të punës dhe familjarit shëmbullor.

JETË TË GJATË DHE TË LUMTUR MIDIS NJERËZVE TUAJ TË DASHUR

INXHINIER PRENG PRENGA!

 Gjon Fierza, shtator 2026