Në oborrin tënd moj, trëndafila plotë-Veis Abazi

Veis Abazi

Në oborrin tënd moj, trëndafila plotë

Në oborrin tënd moj, trëndafila plotë
Si të bëj i mjeri moj që nuk futem dot.

Ti del i vaditë moj me ujë dhe me lotë
Si të bëj i mjeri moj që nuk futem dot.

Në gonxhet e tyre moj dashurohen zogjtë
Si të bëj i mjeri moj që nuk futem dot.

Ky babai jote moj si nuk paska zot
Si të bëj i mjeri moj që nuk futem dot.

Oborrin rrethuar moj si kështjellë që motë
Si të bëj i mjeri moj që nuk futem dot.

Ai tëqëndronë moj roje përmbi kokë
Si të bëj i mjeri moj që nuk futem dot