“Miqësia”-Vincenzo Cardarelli-Sjell në shqip M.Zegali Rustemi   

“MIQËSIA”

Ne nuk njihemi.
Ndërmend ditët
që, humbur në kohë, u takuam,
për intimitetin tonë të paqetë.
Përherë jemi ndarë
pa u përshëndetur,
me pendesa dhe ndjesa nga larg.
Kemi respektuar masën ,
egërsira të kujdesshme,
gjuetarë të stërvitur,
për mbajtur me mundim
rolin tonë prej të huajsh.
Ndrojtje dëshpëruese,
pauza marramendëse e të pakapërcyeshme,
tregonin, në rrëfimet tona,
afërsinë e shmangur
dhe magjepsjen e kotë.
Kurdoherë diçka ka mbetur,
krenaria e hidhur
për të mos iu dorëzuam epjeve tona,
kurdoherë diçka ka munguar.
**********
✒️ Vincenzo CARDARELLI “Amicizia”
©️📄Sjell në shqip M.Zegali Rustemi Marjana
#rustemimarjana #art #letersi #kulture
🎨 Artist – Vladimir VOLEGOV (në proces🖌️)