Kozetë…Marissa Ashiku

Marissa Ashiku

Kozetë…
Kur më merr malli për ty,

fotografoj qiellin.
Zogjtë, si pikselë,
humbasin aty.

 

Engjëj me fytyrë njeriu më bëhen
kur foton prej telefonit zmadhoj.

 

Kozetë…
ngjyra më e bukur e pyllit,
krahët e tu çajnë mallin
si drita e agut ujin…

 

Dhe qielli rrëshqet
si akuarel i njomë në fotografi,
brenda syve të mi…

 

Ç’mall është ky
që ruan sekretet e Zotit
dhe mbush qiellin
me gjuhën e engjëjve?

 

Mos ik…

 

Rrallë më ndodh
të zgjohem me qiellin
që të mban brenda syve.
Kozetë…