“Tetori rozë”-Brixhilda Dede



U zgjova mes zhurmës së thashethemeve.
Portaleve të ndryshme lexova injorancën, xhelozinë, karakterin e ulët të disa njerëzve të dobët të cilët janë të aftë të shkatërrojnë ç’ do arritje që mund të kesh ndërtuar prej vitesh, bile të shkatërrojnë dhe jetë njerëzore.
Ne flasim për disa persona sikur të njohim prej kohësh gjithë jetën e tyre.
Na mjafton një skandal intim për të nxjerrë vetëm vrer nga goja.
Kush është aq i pastër brenda vetes sa të mund të gjykojë të tjerët, ti fyejë publikisht, ..gjë që nuk vërehet tek shtetet e tjera.
Para pak kohësh një këngëtar humbi jetën në shtetin fqinj.
Kishte gabuar rëndë shumë herë , por pas largimit nga jeta nuk lexova asnjë koment negativ dhe asnjë media nuk foli negativisht për të.
Figura e tij u ngrit lart duke marë vlerësimin e duhur në fushën e artit dhe kulturës.
Por ne, kështu kemi qenë përherë dhe nuk mund të ndryshojmë ndaj nuk ecim përpara, jemi mësuar të hamë njëri tjetrin me dhëmbë e të flasim pa gjykuar.
Ndaj rruga për kurbet mbetet gjithmonë e hapur” .Nga sytë këmbët” thotë populli, mbetur një grusht i vogël në vend që nuk bën gjë tjetër vetëm u hedh fajin qeverive për gjendjen e keqësuar, harruar se asnjë qeveri nuk është fajtore, fajtorë jemi ne që votojmë qeverinë që shajmë e urrejmë e cila u thur kështu për mundësitë që vetë ne i dhamë asaj.
Le të shkojmë tek pyetja ; Kujt i interesonte të nxirrte në treg jetë private e të fitonte në vlera monetare?
Kjo quhet shkelje e të drejtave të njeriut.
Kush kërkon të hedhë baltë mbi aktorët Shqiptarë ?
Mjaft më me bullizime , mjaft me vrasjet e grave, me hakmarrjet e gjakut e vrasjet me paramendim.
Dhe lind përsëri pyetja?
Përse këto histori dalin në dritë pikërisht tani pas dy vitesh?
Ç’ farë kanë për qëllim të fshehin këto veprime në tetorin rozë.
Nga kush kërkojnë të largojnë vëmendjen!
Të mos harrojmë;
“Tetori Rozë”= muaji i ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit.
Ngjyra rozë= mbështetja e grave të prekura, shpresa për një kapje të hershme të problemit shëndetsor.
Le të përkrahim këtë fushatë globale për të shpëtuar jetë.
Asnjëherë nuk është vonë.
Le të lemë mënjanë intimitetin dhe privatësinë e njerëzve duke filluar të bëjmë diçka të dobishme nisur nga vetë vetja jonë.