I fundmi shtegëtarë-Luan Sheshi

Luan Sheshi

✍️Sot qiellit të lodhur Vjeshtor rastësisht pikasa një lejlek në fluturim…

Ndoshta qe i fundmi shtegëtarë, braktisur prej shokëve të tijë…

A ndoshta i fundmi që kujtimet mblodhi ngastrave të Jetës dy stinë pas…

Atë të prag-Pranverës sythë-plasur në kthim…Dhe prag-Vjeshtës sythë-mpiksurës në ikje…Drejtë të njënjtave sinore dystinëshe përpara…Vjeshtë e Dimër përtej…larg…por në të ndryshmet hemisfera…

Mbase kështu e deshi fati për shtegëtarët…Dy stinë larg…në të ndryshmet hemisfera…

Sfidë më vete kjo, por dhe triumf në të njënjtën kohë…

Sfidë drejtë së panjohurës në udhëtimin mes ecje-jak-je-ve…nga lindja në vdekje…

Triumf që si trofe ngre lart dy fole, në dy hemisfera me nga dy stinë…

Gjysmë-viti e pak…a gjysmë-viti e shumë…

E ky gjysmë-vit është i njënjti në dy hemisfera…

Mungon gjysmë-viti tjetër…I hedhur pas shpine…Me dy stinë në të njënjtat dy hemisfera…

Të ngjashëm dhe të ndryshëm njëkohësisht…

Mbase të ngjashëm në sfida…

Udhëtim oval nga lindja në vdekje…

Mbase të ndryshëm në triumf…

Dy fole, në dy hemisfera…Me nga dy stinë…

Gjysmë-viti…Dhe nga ana tjetër…

Një fole, në një hemisferë me katër stinë…Një vit…

Ndoshta një hap më para nesh lejlekët…

Ndoshta fund-udha e tij e ngjashme me fund-udhën tonë që rastësinë ka mbret të fatit…

Eh, fati?!

Ndoshta na puq sërisht në prag-Pranverën e kthimit…E na ndanë në prag-Vjeshtë e ikjes drejtë të njënjtave dy stinë…

✍️Sot qiellit të lodhur Vjeshtor pikasa një lejlek në fluturim…

Ndoshta i fundmi shtegëtarë…A ndoshta shtegëtim i fundit…Sërisht fat dhe rastësi…

Të ndryshëm e të ngjashëm njëkohësisht…Në të njënjtin planet sferik…Me dy hemisfera ne kahe të kundërta…

Një mirupafshim stoike…Gjer në tjetrën mirupafshim të trishtë…Nëse shihemi sërisht…