NJë libër me rëndësi për letërsinë e kujtesës

NjË LIBËR ME RËNDËSI PËR LETËRSINË E KUJTESËS**
*
-“Të flasësh me kohën, në kohë, do të thotë ta shfrytëzosh atë pa të ikur por duke krijuar diçka të dobishme për veten tënde por edhe për të tjerët”, filozofemë e(autorit).
*
*
Sapo ka dale nga shtypshkronja Luma Grafik libri më i ri i shkrimtarit Kasam Shaqirvela, autorit të palodhshëm i cili nuk flet me zë… apo përmes imponime nëpër medium e Tv-emisione, por ai flet me kohën përmes veprave të tij dhe të flasin për veprat e tij ai ua ka lënë radhën kompetentët profesionistë e mirëfilltë të kritikës letrare.
-Shkrim i përgatitur për lexuesit dhe miqtë e faqes së autorit, nga dr. sci. Viola Bregu
*
-Shkëputje nga brendia e librit në fjalë
ThIRrJA URGjENTE E KËShILlIT TË ARSIMTARËVE NË ShKOLlË
Tashmë kishte kohë që kishte filluar mësimi në gjithë paralelet në shkollë.. Ishte ora e tretë e mbajtjes së mësimit, në një qetësi pothuajse absolute dhe me një vëmendje të admirueshme nga ana e nxënësve…. dëgjohej vetëm zëri melodik dhe i këndshëm i mësonjësit veteran, i cili ishte dhe një pedagog i shkëlqyer, saqë, një numër i madh i arsimtarëve vinin tek ai, pareshtur, për t’i kërkuar ndihmën profesionale në bërjen e planit të mësimit si dhe “konspektit” të mbajtjes së orës së mësimit”…!
Dhe ja, befasisht, diku ka mesi i orës së mësimit…, trokiti dera e klasës ku e zhvillonte mësimin mësuesi… dhe, pa pritur që mësuesi ta shqiptonte fjalën lejedhënëse “hyr”,…. dera e klasës ku mbahej mësimi sakaq u hap, madje.., në heshtje, si një “hajdut” hyri shërbëtori i shkollës i mbushur në frymë sikur ta kishte rëmbyer qentë e fshatiti…
Ai iu afrua mësuesit i cili tashmë i kishte ulur nxënësit sepse ashtu ishte rregulli pedagogjik i shkollave, sa herë që në klasë hynte një person i huaj nxënësit çoheshin në këmbë nga ku ishin të ulur nëpër bankat shkollore dhe ata do të uleshin prapë vetëm atëherë pasi mësuesi i tyre t’u thonte, “uluni”.
–Mësues…, juuu…. thirrën drejtori në zyrën e tij..! I tha në vesh higjieniku…në bëlbëzim e sipër edhe pse nuk e nhihnin për të tillë.
-Po! Ia ktheu mësuesi, …-Sa të përfundoj me orën e mësimit dhe do të vijë..!
-Por, mësues..! I mbeti në fyt fjala e pasosur shërbetorit(higjienikut) të shkollës… meqë mësuesi në çehre serioze i tha: -falemnderit! Ti e sose punën tënde… tani më lejo edhe unë ta kryej timen..! Dde u kthye kah nxënësit pa e çarë kokën se lajmëtari i padëshiruar do të qëndronte akoma apo do të dilte nga klasa siç thotë populli, “me bishtin ndër shalë”.
Dhe mësuesi, sapo ra zilja për pushim, pasi u kishte cakruar detyra shtëpie, … u tha nxënësve që të përgatiten për në shtëpi..!
U tha që t’i fusin fletoret dhe lapsat nëpër çanta dhe të shkojnë, se për sot, nxënës të dashur, ka mbaruar mësimi për ju!
–Unë do të jem në mbledhjen urgjente të Këshillit të Arsimtarëve që do të mbahet tani në zyrën e drejtorit!… Sa për orën e katërt, atë do ta zëvendësojmë një ditë tjetër…!
Mirupafshim nesër, nxënës të dashur..!
Ditën e mirë mësues..! Njëzërit ia kthyen nxënësit.. madje dhe të lumtur që e përfunduan mësimin më herët se rëndom…Do të kishin më shumë kohë për të lozur nëpër lagjet e tyre. Ata vazhduan me ritmin e një fryme fëmijërore,…krejt shënd e verë, të sinqertë dhe të padjallëzuar.
…
Sapo e la regjistrin mësuesi te zyra e arsimtarëve… dhe pa përshëndetur ndonjërin nga kolegët apo ndonjërën prej kolegeve të tij…, veterani i arsimit, i cili jo që ishte vetëm model në pedagogjinë dhe metodikën e mësimdhënies por, ai ishte edhe model i pedantërisë njerëzore dhe shkollare, me kostumin e tij gri, të hekurosur si gjithmonë prapë me hekurin e teshave(“hytijnë”) me gaca prushi që e kishte blerë në Shkup përderisa ndjekte shkollën normalen sapo e kishte marrë rrogën e parë prej mësuesi në vitin 1949 të shekullit të kaluar, krevatën me kuadrate ngjyrë blu dhe jelekun me vija, në ilikun e të cilit e kishte të varur zinxhirin e orës të cilën e mbante të futur në xhepin e jelekut. Këtë orë e kishte amanet nga babai i tij “gurbetli”. Orën e markës “omega” babai i tij e kishte sjellë atëherë kur e kishte lënë kurbetin në Vllajakë dhe ishte kthyer, përfundimisht, në fshatin e lindjes, pranë familjes së tij të shumëvuajtur, të cilën, në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, gjashtë vjet pa i parë dhe nga ajo distancë tre vjet pa e ditur se kend e kishte të vrarë prej luftës e kush i kishte mbetur i gjallë?!
Me hapa të qëndueshëm zbriti, pa nxitim, shkallëve të katit të dytë dhe ra në katin e parë… Në të djathë lakoi për tek zyra e drejtorit… aty pa e kujtuar as vetë u ndesh, ballë për ballë, me kolegun e vizatimit, bashkëfshatarin e vet, mësuesin B….i cili ishte një piktor i mrekullueshëm dhe i zoti në profesionin e vet por mbi të gjitha ishte atdhetar i flaktë nga mëhalla e Koticeve… E kishte edhe shok për zemre…Ky sa herë e takonte djalin e madh të mësuesit e pyeste, -“si e kam at lalën, a ash miër”.
Sa e përshëndeti, dhe atë veç me tundje koke por pa fjalë… kolegu e kapi për krahun e majtë, e ndali dhe duke u përkulur vetë drejt veshit të tij, që t’ia bënte me dije se në zyrën e drejtorit e pritste kryetari i komiteti,.. dhe i tha: -“o lalë” po të pret ai shoku yt i studimeve të normales në Shkup, – ai i “ndershmi” H. R.
Dhe ky personi HR, me të vërtetë ishte shumë aktiv në Komitetin Komunist Komunal të qytetit, ai ishte nga fshati Lisec i Malësisë së Sharrit, që ndodhej përmbi katundin Gajre…, gjithmonë duke shkuar “xhades” për në Kodrën e Diellit, asaj qende rekreative ndërkombëtare të sportit të bukur dimëror të skijimit.
..
…
*
*
Shkëputje nga
ANALIZA KRITIKE
**
. Në analizë për veprën “Rrëfimet e babait”, kam vënë në qendër kujtesën familjare, oralitetin, figurën e babait, historinë e përditshme, mësuesin si institucion moral, gjuhën e rrëfimit, kurbetin, arsimin shqip dhe marrëdhënien ndërmjet kujtesës individuale e kujtesës kolektive. Vepra paraqitet si libri i 202-të dhe përmban rreth dhjetë njësi rrëfimore, të shoqëruara me material biografik e bibliografik.
Për krahasimin teorik kam përdorur, ndër të tjera, konceptet e Maurice Halbwachs-it për kujtesën kolektive, Jan Assmann-it për kujtesën komunikuese dhe kulturore, konceptin e Walter Benjamin-it për artin e rrëfimtarit, si dhe krahasimin me traditën gojore në prozën e Mitrush Kutelit. Këto referenca nuk përdoren për ta “vendosur” mekanikisht autorin në një shkollë letrare, por për të ndriçuar mekanizmat artistikë që veprojnë brenda librit.
*
ANALIZË E THELLË DHE KRAHASUESE
“RRËFIMET E BABAIT” – KASAM SHAQIRVELA
________________________________________
I. Hyrje: kur kujtesa bëhet letërsi
“Rrëfimet e babait” është një vepër që ndërtohet mbi një material në dukje të thjeshtë: kujtimet e një babai, të ruajtura dhe të rikrijuara nga i biri. Por pikërisht këtu qëndron një nga vlerat themelore të librit: rrëfimi familjar kapërcen kufijtë e familjes dhe shndërrohet në dokument emocional, shoqëror, pedagogjik dhe kulturor.
Libri e përcakton veten si “prozë e treguar” dhe ky përcaktim është shumë domethënës. Nuk kemi të bëjmë vetëm me prozë të shkruar për një të kaluar, por me një tekst që ruan gjurmën e një zëri të ardhur nga gojshmëria, nga kujtesa dhe nga dëshmia. Vetë hyrja e librit e paraqet veprën si një përmbledhje prej rreth dhjetë njësish rrëfimore, ku jeta e një të riu lidhet me rrugëtimin e tij drejt profesionit të mësuesit dhe shërbimit arsimor ndaj komunitetit.
Kështu, libri mund të lexohet në të paktën katër plane njëherësh:
si kujtim familjar,
si prozë dokumentare,
si histori e jetës së përditshme,
dhe si dëshmi e kujtesës shqiptare të një hapësire historike të trazuar.
Kjo shumësi planesh është ajo që e largon veprën nga një album i thjeshtë kujtimesh.
________________________________________
II. Figura e babait si boshti strukturor i veprës
Titulli “Rrëfimet e babait” nuk është vetëm një titull tematik. Ai përcakton marrëdhënien themelore mbi të cilën ndërtohet libri:
babai – kujtesa – biri – shkrimi – trashëgimia.
Babai, Ismen Shaqiri-Vela, nuk paraqitet vetëm si personazh i së kaluarës. Ai shfaqet si bartës i një përvoje që autori e konsideron të denjë për t’u shpëtuar harresës.
Në këtë kuptim, autori kryen një akt të dyfishtë: dëgjon dhe arkivon.
Dëgjimi është akt familjar; arkivimi është akt kulturor.
Kjo është një nga veçoritë më interesante të librit: historia nuk vjen nga një arkiv shtetëror, nga një dokument administrativ apo nga një kronikë zyrtare, por nga kujtesa e një njeriu që e ka jetuar kohën.
Në fillim të veprës, burimi i rrëfimit përcaktohet qartë: rrëfimtari është Ismen Shaqiri, i lindur më 1929 në Gajre të Tetovës.
Kjo e vendos librin pranë traditës së historisë gojore, ku përvoja e individit bëhet burim për të kuptuar një realitet më të gjerë shoqëror.
________________________________________
III. Nga kujtesa individuale te kujtesa kolektive
Një nga çelësat më të fuqishëm për leximin e kësaj vepre është teoria e Maurice Halbwachs-it.
Halbwachs-i argumenton se kujtesa individuale nuk funksionon e shkëputur nga shoqëria: kujtimet formohen dhe rikujtohen brenda kornizave familjare, shoqërore, profesionale dhe kulturore. Studimet bashkëkohore mbi kujtesën kolektive vazhdojnë ta trajtojnë këtë ide si një prej themeleve të fushës. (PubMed Central (PMC))
“Rrëfimet e babait” është një shembull shumë i përshtatshëm i kësaj dukurie.
Babai kujton:
• familjen;
• Gajren;
• rrugët e Sharrit;
• luftën;
• mungesën e bukës;
• kurbetin;
• shkollën;
• mësuesit;
• nxënësit;
• transferimet;
• presionin politik;
• librat;
• gjuhën shqipe;
• fshatin dhe qytetin;
• marrëdhëniet njerëzore.
Pra, kujtimi i tij personal vazhdimisht del nga “unë” dhe hyn në “ne”.
Kjo e shndërron rrëfimin personal në mikrohistori.
Në vend të historisë së madhe të shteteve dhe institucioneve, libri sjell historinë e një familjeje, një fshati, një mësuesi, një shkolle dhe një komuniteti.
Dhe pikërisht këtu qëndron rëndësia dokumentare e veprës….
*
-Përzgjedhur për Ju, nga admini i faqes
8 Tetor 2026
*
Pasojnë fotot e librit të botuar: