Receptimi prozaik përmes gotikes dhe magjikes, në tregimet e Liza Brozit-Nga Emi Krosi

LIZA BROZI
 
 
 
Tema: Receptimi prozaik përmes gotikes dhe magjikes, në tregimet e Liza Brozi-t
 
Tregimi është një gjini, që vë në sprovë gjithkënd që provon të futet në botën e shkrimit prozaik. Tashmë, asgjë gjini letrar sado moderne qoftë, e ka humbur “shijen” e leximi pasi libri, ka humbur imazhin e tij, në konkurencën  e arketipëve virtualë, ku tashmë algoritmet “thyejnë” çdo tabu, madje janë dhe “përgojuesit” e botës intime njerëzore. Nëse libri është kujtesë, algoritmet janë harresë. Nëse libri është edukim, algoritmet janë demagogji. Por libri me 11 tregime “Vdekja e kukullës” e prozatore së re Liza Brozi, ka një stil shumë tëveçantë. Libri sendërton një botë të tjetërsojshme përmes:
universit gotik dhe imagjnatës së errësirës,
përmes përfshirjes të një ndiesie misteri dhe errësie,
imazhe hijesh vs gjendjeve shpirtërore/njerëzore,
bashkëjetesë mes figurave fantazmagorike, hije/kukulla/fantazma,
përtejlogjika e reales dhe njerëzores,
përmes ndërveprimit të  errësisë së imagjinatës,
shpirtëzimi i kukullave/sendeve,
reflektimi i frikshëm i realitetit,
gjetjeve të surreales dhe epifanisë etj.
 
EPIFANIA SI RECEPTIM MODERN
 
[Epifamia. në letërsi është pjesë e poetikës moderne të shkrimit, si zbulim i shpirtit të sendeve dhe objekteve, është ndikim tek lexuesi, si një teknikë e lartë poetike, por edhe një përkëmbim dhe ndjeshmëri shpirtërore, për dashurinë, jetën, vdekjen, vetminë etj., si receptim estetik (jo)utilitar, por në shkallën më të lartë të receptimit modern]. “Ditarin e vodha fshehurazi një ditë kur shkova t’i bëj pazarin gjyshes së saj. Në ditar vetëm një fletë ishte, të tjerat qenë djegur me siguri nga gjyshja që ndizte zjarrin. Historitë me puthje nuk ekzistonin, por diçka tjetër po. Me datën 1 dhjetor shkruante kështu: “Pasi hëngrëm supën, unë volla gjithë natën dhe të nesërmen në mëngjes na vdiq edhe kukulla, gjyshja nuk u mërzit, por unë po. Varrin e saj do ta bëjmë buzë lumit.”U shokova, vajta te lumi ku u gjet atë ditë dhe fillova të gërmoja, në një cep më zuri syri dhe të ri, e hapa dhe prej aty nxora një kukull. Përse një kukull e futur në dhe? E mora nën sqetull dhe shkova te spitali për ta takuar.
– Shiko ç’të kam sjellë? – I thashë.
Fytyra e saj ndryshoi totalisht, sytë iu mbushën me lot dhe filloi ta puthte pa fund kukullën” (2025 : 23), nga tregimi “Vdekja e kukullës”, që është dhe titulli i librit, një titull fantazmagorik.
 
RECEPTIMI PËRMES STILIT GOTIK
 
Rrëfimi ka një stil gotik, magjik dhe bashkëkohor. Por ç’përfaqëson stili gotik në letërsi? [Stili gotik në letërsi (i njohur si romani gotik ose fiksioni gotik) është një zhanër letrar që lindi në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të (në epokën e Romantizmit) dhe ndërthur elemente të tmerrit, misterit, romancës dhe tensionit psikologjik. Emri vjen nga arkitektura gotike e mesjetës (me kështjella të errëta, harqe të mprehta dhe mure të vjetra), pasi këto histori shpesh vendosen në mjedise të ngjashme].
Karakteristikat kryesore, të zhanrit letrar gotik janë:
mjediset e errëta dhe të zymta; (shtëpi të izoluara, varreza ose peizazhe të mjegulla etj.),
atmosfera e misterit dhe e frikës; (krijimi i një ndjenje ankthi, pasigurie dhe suspanse,
frike),
elementet mbinatyrore; (fantazma, kukulla, hije, mallkime familjare, profeci, ngjarje të
pashpjegueshme dhe dukuri paranormale),
personazhet atipike; (personazhe të ftohta dhe të errëta të padukshme),
tema dhe rrëfime të errëta, (kufaji, obsesioni, sekretet familjare të fshehta dhe kufiri mes
jetës e vdekjes). Përmes leximit dallohen indentitete të hijëzuara dhe të shpërbëra njerëzish, që fshihen prapa imazhit të kukullave dhe tejkalon çdo errësirë të imagjinatës, për të depërtuar në një planet tjetër, ku fuqia e mendjes së njeriut është e pamundur dhe njeriu ka humbur rrugën dhe arsyen. Liza është një Emily Brontë, ku njeriu ndeshet me veten, përkundër vetes. Një stil i veçantë rrëfimi. Personazhe pa emra, pa kohë, pa vend, vetëm inciale dhe hije. Të ftohta dhe me forma vizuale njerëzore. Një imazh estetiko-letrar që të ngërthehet mes gotikes dhe irreales. Ky lloj rrëfimi letrar paralelizohet me Edgar Allan Poe, (një llojtmerrit psikologjik dhe atmosferës makabre), ku përmes tmerit psikologjik, autorja pasqyron realitetin e një bote të zymtë jo vetëm shqiptar por universal. Sepse në roman nuk ka surpluse kohore as hapsinore, duket një hapsirë e papërcaktuar. Sepse njeriu modern është një vetmitar. Pa ëndërra. Pa qëllime. Pa dëshira. Pa dashuri. Pa të ardhme. Njeriu është një robot. Një kalkulator. Një demon vetëvrasës. Një algoritëm. Një IA. Njeriu e ka humbur shpresën. Njerëzoren. Dhembjen. Ndiesinë. Empatinë etj.
 
RECEPTIMI PËRMES IMAZHIT TË PASQYRËS
 
Imazhi i pasqyrës, (imazhi i pasqyrës në letërsi është një nga simbolet më të pasura, më të lashta dhe më komplekse, i cili mbart kuptime të shumta filozofike, psikologjike dhe ekzistenciale. Pasqyra nuk shërben thjesht si një objekt që reflekton dritën, por si një portë drejt vetëdijes, të fshehtës dhe tjetërsimit).Këto funksione të pasqyrës në letërsi motivohen nga:
njohja e vetvetes përmes dualitetit/identitetit, (imazhi i Narçizit),
imazhi i dualiteti/ dyzimi, (imazhi i Oskar Wilde tek “Portreti i Dorian Grejit”),
imazhi i të vërtetës së zhveshur,
reflektimi përmes plakjes dhe kalbjes/harresa/vetmia etj.
Shumë shkrimtarë botërore, përmes imazhit të pasqyrës japin dallimin mes njeriut që tregon pamjen dhe asaj që fsheh brenda. Pasqyra u kujton personazheve rrudhat, humbjen e rinisësi në paragrafin: kishin kaluar dhjetë vjet qëkur e pati hequr pasqyrën prej dhomës e në vend të saj e kishte mbushur shtëpinë me fotografi dhe piktura të bëra në moshën e rinisë. Kishte dhjetë vjet që askush s’e shihte përveç shërbëtores, e cila ia bënte pazarin, ia krihte flokët, duke ia lyer me vaj erëmirë, i vendoste pudrën poshtë syve për t’ia mbuluar rrathët e errët dhe herë-herë ia ndizte cigaren, kur ajo shijonte muzikën klasike ulur në kolltukun prej lëkure (2025: 31) nga tregimi “Zonja e pasqyrave”. Pasqyra, bëhet liri nga vetëvetja, përmes vizionit të pasqyrës autoria na rrëfen epistemologjinë femërore, që vendos personazhin femër në qendër të rrëfimit. Imazhi i saj/kujtimet/rinia/mosha/plakja etj., ashtu si Jorge Luis Borges, që pasqyrat, janë të tmerrshme sepse multiplikojnë qenien njerëzore dhe krijojnë iluzionin e pafundësisë, duke vënë në dyshim, nëse ne vetë jemi realë, apo thjesht ëndërra e dikujt tjetër. Dhe Markezi në romanin “Një vjet vetmi”, pasqyrat në takimet e familjes Buendía, marrin një domethënie mistike dhe janë mbushur me cilësi magjike.
 
RECEPTIMI PËRMES IMAZHIT TË KUKULLËS
 
Imazhi i kukullës, (mbart një kompleksitet të jashtëzakonshëm simbolik, duke kapërcyer kufijtë e një lodre të thjeshtë fëmijërie për t’u shndërruar në një pasqyrë të psikikës njerëzore, kontrollit shoqëror dhe tjetërsimit. Ajo shpesh përfaqëson kufirin e hollë midis të gjallës dhe të vdekurës, artificiales dhe natyrales). Ky imazh, pasqyron disa dimensione kryesore tematike:
si simbol i ndrydhjes dhe kujtesës,
frika nga manipulimi tek e mbinatyrshmja,
frika e njerëzores nga humbja e shpirtitt vs zëvendësimi i makinerive,
mungesa e vullnetit kur dikush lëviz “fijet e fatit”,
ideja e maskimi dhe dukja e sipërfaqësores,
fshehja e emocioneve të vërteta etj.
Imazhi i kukullës, ndërtimi i imazhit të kukullës nuk janë të panjohura në letërsinë shqipe. “Kukullat nuk kanë atdhe” të F. Açka apo “Kukulla” e Kadares ka marrë nuanca thellësisht psikologjike dhe sociale. Përmes imazhit të kukullës, Kadare jep imazhin e nënës, personifikon pafajësinë, pamundësinë për t’u përshtatur me botën modern, dhe një lloj “ngrirjeje emocionale” përballë autoritetit, por letërsia e huaj me Henrik Ibsen, tek  “Shtëpi Kukulle“, simbolizon mungesën e autonomisë së gruas, (një realitet bashkëkohor), në fragmentin më poshtë: shkëputja nga kukulla që flet më kishte kthyer në një njeri të pakohë, herë-herë harroja sa kishte ecur kalendari i erës së re, herë-herë harroja funksionin e vërtetë që mbaja ose më saktë nuk kisha pasur kurrë një funksion dhe kjo nuk më bënte fatkeq e as fatmirë (2025:37) “Kukulla që flet”.
Në përdishmërinë tonë fjala “kukull” mbart një ndikim kulturor që nxit imagjinatën, ndërsa “figurë në miniaturë e njeriut”, por dhe pjesë e diskurseve kulturore, një kontekstet shuhësore dhe letrare por dhe konfigurimet diskursive fantazmatike dhe fantazmagorike të kukullave dhe ato që lidhen me to. Nuk lëvizin me vullnetin e tyre, janë të përbëra nga lëndë inorganike, nuk “shohin”, nuk “ndiejnë” etj. Pothuajse në mënyrë të vetëkuptueshme, atyre u mungon “jeta”. Shenja e njerëzores, ose antropomorfizmi i mishëruar jo vetëm në letërsi, por dhe në kinematografi. Përmes konceptit të kukullave seksuale shpesh shihen gjithashtu si kukullat
më të nënshtruara, të dominuara dhe të shtypura: ato mishërojnë agresivitetin mashkullor
që duket se nuk njeh kufij dhe vuajtjen e heshtur femërore.
Së pari, (imazhi i kukullës si zëvendësues i egos, si shprehje magjike, maskë të
neveritshme, manekin transparent pa shprehje, tmerr, konflikt, humbje identiteti, ekzagjerim ose ikje nga realiteti).
 Së dyti, (si objekt i dëshirës seksuale, imazhi i kukullës shprehet si formë e zhveshur,
shprehje e paqartë, trup i zhveshur, trup voluminoz, pjesë specifike e theksuar e trupit, grim i rëndë të aktoreve seksi).
 Së treti, (si krijesa të objektivizuara, kukullat janë trupa njerëzorë në formë pasive.
Kukulla të tilla pasqyrojnë realitetin serioz. Ato mbështjellin produktin njerëzor dhe e objektivizojnë atë).
 Së katërti, (imazhi i kukullës i shprehur si medium i tejkalimit të fantazisë kujton
moshën e rinisë ose shpreh imagjinatën në një realiteti virtual të paqartë).
Kukullat kontribuojnë shumë në krijimin e frymëzimit, gjithashtu ekspozojnë mentalitetin e brendshëm dhe përfaqësojnë egon e ndrydhur dhe të shtypur, që simbolikisht vishen me tipare femërore.
 
Sëfundmi: autorja është e re në moshë, por ka ndërtuar një rrëfim sa fin dhe prekës njëkohësisht, me një gjuhë të ftohtë. Një zë i ri premtues dhe me rrëfime të forta surreale. Duhet lexuar dhe promovuar, por kritika ka peshën e saj, për të qenë në koherencë me lexuesin dhe autoren. Një libër që meriton vëmendje dhe lexim të thelluar.