Këtu nisi ëndrra ime!Bashkim Saliasi

Bashkim Saliasi

Këtu nisi ëndrra ime!

Përjetime pas leximit të librit të shkrimtarit Veledin Durmishi

Ditë pranvere, 20 maji 2026. Mes erës së luleve dhe trëndafilave një kafe me poetin e shkrimtarin, bashkëkohës në shkolln e dijes, në qytetin e bukur të Myzeqes, në Fier, Veledin Durmishi nga Tepelena, me banim në Tiranë, pata fatin të marr dhurtë ndër të parët librin me vlerë të titulluar; “Këtu nisi ëndrra ime”.

Si çdo libër që pret kohën e duhur për të reflektuar pasi e rilexova edhe një herë këtë libër me vlerë të shkrimtarit e poetit Veledin Durmishi në këto ditë të freskta të vjeshtës vendosa të publikoi përjetimet që ndjeva nga leximi tij.

U ndjeva mirë që shkrimtari Veledin Durmishi arriti të hartoj këtë libr udhërrfim për bashkëmoshatarët e tij dhe mu duk, se edhe unë isha njëri nga këta pedagogjikas të viteve ’70 të –’75 ë, ku nisi edhe ëndrra ime pranë kësaj shkolle në profesionin e nderuar të mësuesis në rrethin e Fierit dhe pas mbarimit të shkollës u shpërndam në të gjitha rrethet e Shqipërisë, nga kishim ardhur si misionarë të dijes. Do kalonin më shumë se 40 vjet që këta misionar të dijes të ardhur nga rrethet Berat, Lushnje, Lezhë, Kurbin, Mat, Skrapar, Tepelenë, Përmet, Vlorë dhe qyteti Fierit dhe rrethinat e rrethit e të nisënin ëndrrën e tyre të profesionit më të dashur për ne në ato vite, të mësuesisë dhe nuk kishin mundësi komunikimi.

Fal rrjeteve sociale dhe dalja në pension bëri të mundur që këta pedagogjikas të lidhen dhe të shkëmbejnë biseda ndërmjet tyre. Takimet e organizuara nga matura ’74 si nismtare dhe pasimi nga matura ’73 do ishte një shtysë edhe për maturën ’75 që të realizonin takimin pas 50 vitesh. Shkrimtari veledin Durmishi arriti që me ndihmën e shokve dhe shoqeve të maturës ’75 të hartoj librin me titull; “Këtu nisi ëndrra ime”.

Veledin ka punuar me shumë kujdes në përgatitjen e librit që bie në sy që nga kopertina me një titull domethënës; “Këtu ku nisi ëndrra ime”, e shoqëruar me  foto kujtim nga takimi pas 50 vjetësh.

Libri është korrektuar nga ish shoku i kalsës së Veledinit, profesor doktor Bektash Mema dhe konsulente Gonxhe Ndreka (Toma) dhe përpunimi fotografive nga Anduela Aliko. Shkrimtari Veledin Durmishi na fton në këtë sofër ne ish pedagogjiksit e shkollës Pedagogjike Fier në vitet ’69-76 të përtypim gjellën e gatuar me shumë shije. Gjithëkush nga ne që ka ecur në këtë rrugë ka se çfarë të kujtoj nga ato vite të vrullshme, gjë për të cilën na ndihmon edhe bashkëudhëtari ynë pedagogjikas, poeti e shkrimtari Veledin Durmishi nga Mezhgorani Tepelenës.

Libri përcjell emocione dhe meazhe që të mbeten në mendje. Le të jetë ku libër një hyrje për të prekur ëndrrat tona të rinisë së parë, e asaj rinije, që, edhe pse në një truall shterpë, kishte ngjyra të bukura, kishte ëndrra plot dritë që prisnin radhën të ndizeshin në jetë, – shkruan në hyrje të librit shkrimtari e poeti tepelenas, Veledin Durmishi.

Dhe më posht vazhdon me fjalët lapidare:

“Le ta quajmë përmendore këtë libër ku secili ka pak faqe, por aty flenë kujtimet, ëndrrat, merr frymë jeta jonë në ato katër vite që gjithkush i quan aq vendimtare, në formimin e vet”.

  • ”Le të jetë ky libër gjurmë e artë në kujtesën tonë”…

Shkrimtari Veledin Durmishi di ta mbjellë arën dhe di të zgjedh farën. Me një përkushtim dhe punë njëvjeçare ai arrin që të marri “një prodhim të bollshëm”, nga shokët e shoqet tij, ku seicili sjell muzën e vet të të treguarit për fillimin e punës, ndërtimin e familjes, mbarvajtjen dhe shkollimin e fëmijve dhe pse jo dhe të nipërve dhe mbesave. E veçanta e klasës IV D, matura ’75 është; – se Veledini me inisiativën e tij dhe të shokëve Bektash dhe Agim Shuke arrijnë që nëpërmjet rrjeteve sociale të gjejnë shokët e shoqet e klasës brenda dhe jashtë vendit.

Në fjalën përshëndetëse në takimin e parë pas 50 vjetësh në Fier ai shkruan: -…ca valë përshtjelluese na mbulojnë, ndërsa rendim drejt njëri-tjetrit nën një drithërim emocionesh përvluese. Tani burra e gra, gjyshër e gjyshe po mbushim këtë oborr krejt të përhumbur me atë vështrim hetues në përqëndrimin e vet.

…imazhe të ngurtësuara, ca fonepsje që shoqërohen me ngritje supesh, ca vështrime brenda dy oborreve të shkollës e konviktit sikur aty të jetë një çelës kujtese. Një minut heshtje për të larguarit nga jeta; Periste Kora, Arseni Alimuça, Emrioni Jovani, Natali Hila, Shkëndi Piro dhe Adem Pepa.

E veçanta e këtij libri është se gjithsecili përshkruan rrugëtimin e vet, ku spikatin çiltërsia dhe vërtetësia e tregimit. Puna e shkëlqyer që ka bërë poeti Veledin Durmishi me botimin e këtij libri që ngjan me një kopsht magjik ku lulëzojnë shumë lule dhe secila lule ka kumtin e vet që me aromën e mirë që shpërndan josh zemrat djaloshare të rinisë, kurse tani mali me dëbor që ka mbuluar zonjat dhe zortinjtë fisnik që për  mbi 40 vjet kontribuan në edukimin e brezave, gëzon niprit dhe mbesat të cilët krenohen me punën e gjyshërvetëe tyre.

U ndjeva krenar që shoku im i shkollës, pasardhës në mësonjtoren e Fierit erdhi para shkokëve dhe shoqeve me këtë botim me plot vlera me të cili kan me se të krenohen shokët e shoqet e klasës së Velos për këtë punë kolosale dhe botim dinjitoz me ballin që rrezaton dhe të fton që në shikimin e parë të zhytesh në thellësi të librit dhe nga njëra faqe në tjetrën ke se çfarë të mësosh për këta mësues  që tani gjenden në pension.

Shumë urime Veledin Durmishi. Shëndet dhe mbarësi të uroj në jetë. Ti gëzosh vitet e pensionit dhe pena juaj mos shteroftë kurrë.

                                                                                Tiranë 10.10.2026