Labëri kala graniti-Godo Mehmetaj

TË THURËN KËNGË E LAVDI
 
Labëri kala graniti
rrethuar me bukuri
bijtë e tu ngado që shkojnë
të thurën këngë e lavdi.
 
Për malet me trëdelinë
dhe për guret më merr malli
ulem e të shkruaj vargje
faqe larë me borë mali

 

Për ty Labëria ime
mijra dëshira më vijnë
ku u rrita me mundume
se ndërroj as me flori

 

Labëri për ty këndova
si biri që këndon Nënës
me fjalë të ngrohta gjiri
dalin nga burimi zëmrës
 
Kudo që më shkeli këmba
dëshira te ti më vjen
këngët për ty i këndova
nëpër dhëbë i mbaj refren.