Dritëro Agolli, ka vetëm ditlindje.Sot 95 vjet-Nga Pandeli Bardhi     

Nga Pandeli Bardhi 

    

…Keni përvjetorin e  95- të të lindjes Dritëro, prandaj kemi ardhur këtu, në fshatin e lindjes, Menkulas dhe kam dëshirë të të them pavarësisht që nuk mgriheni dot, por të  paktën ju kam pranë dhe më dëgjoni...

E dini juve Dritëro, që edhe  Poetët, janë lehtësisht të vdekshëm dhe përjetësisht të pavdekshëm sic thotë edhe Tagora  “le t’u lëmë të ndarëve nga jeta lavdinë e përjetshme dhe le t’u japim të gjallëve pavdekësinë”! Juve Dritëro keni të dyja, edhe Lavdinë, edhe pavdekësinë, sepse do të kujtoheni gjithmonë dhe si i tillë jeni i gjallë, edhe sepse Poetët e mëdhenj si juve kanë edhe titullin “Njeri i Madh”, që cdo kush e merr  së pari nga gjurrmët që ka lënë, që në c do hap, ka “vulosur” pavdekësinë.

Edhe sikur t ju harojë dikush, gjë që nuk bën vaki, do t ju kujtojë koha sepse juve Dritëro, i dhatë emrin kohës, i dhatë emrin Devollit, i dhatë emrin Shqipërisë si shumë Poetë e Shkrimtarë, artistë të mëdhenj .

Kudo ku shkonte devolliu,  puntor në kërkim të punës, fjala e parë që e pyesnin ishte:  “Prej nga ju kemi” dhe kur mernin përgjigjen “Nga Devolli, ata përnjëherësh kujtoheshin “Aa andej nga është Dritëro Agolli, Ja pra që juve e bëtë të njohur Devollin, I dhatë një vlerë më shumë megjithse  njihej.

Shkojmë më tej,. Një grup devollinjsh kur shkuan larg deri në sfërsi të Tibetit, në Nepalin  e largët bashkë me ata  edhe bashkëfshatari dhe miku juaj Gëzim Begolli, kur  u pyetën nga vëndasit “Nga ju kemi”,  sapo  dëguan emrin e Shqipërisë, mendohen pak për të përcaktuar ku ndodhej dhe menjehër u përgjigjën “Andej nga është Poeti i Madh Dritëro Agolli?

Për të mos u zgjatur më shumë edhe këto mjaftojnë për të marë vesh se ju Dritëro, ishiit i njohur në Botë- Këtë madhështinë tuaj, mirë do të ishte që edhe Pushteti vendor i Devollit, t ua kishte njohur sepse po  të të kishte njohur edhe do të kishte bërë dicka, por  ju ka lënë “prapa listës”. Po u a them edhe këtë dhe mos u mërzitni…

E di që jeni në kulmin e mërzisë, sic keni qënë sa ishit gjallë dhe ja: Nuk gjen mërzi si kjo vëllezër  / Kur hyn mërzitur në mërzi  / Po mbase ndryshe bëhet nesër / Nëse ka bota Perëndi.  Asnjë grimë nuk i heq., më mirë prishet. E vetmja shpresë është tek Perëndia, jo tek kjo Klasë politike, jo tek kjo demokraci që është kthyer në halabakëri, jo tek këta politikanë, por vetëm tek Perëndia që ajo, të vërë ”dorën në zëmër” sic e vuri kur e krijoi këtë vënd të bukur që i fali gjithcka e nuk i la mangët asgjë.  

Të gjithëve ne, lexuesve tuaj, na është fiksuar Libri juaj I fundit “Prit dhe pak”  duke kujtuar edhe Poetin francez Charles Baudelaire, ku imagjinata transformon Universin dhe imazhet si një kullotë ku mëndja ushqehet dhe transformon.

Në një farë mnëyre, juve Dritëro, “ripërtypni”, ushqimin tuaj shpirtëror Poezinë dhe me thënë të drejtën edhe vdekja bëri të “pamundurën” për të plotësuar  dëshirën tuaj që megjithse nxitonte për t ju marë, sic kishte marë “urdhrin” nga Zoti, ju priti edhe pak, që juve të  përmblidhnit  poezitë tuaja “perla”. Ky Libër, që është i fundit i juaji na ka mbetur në mëndje dhe kur juve u ndatë fizikisht nga jeta, dashamirësit tuaj  e shtruan si nevojë imediate bashkë me Pushtetin Vendor që të ngrihej Muzeu juaj, Përmendorja juaj etj etj në mënyrë që lexuesit, dashamirësit, përfshi edhe turistët e shumtë, përvecse ju kishin lexuar e dëgjuar, edhe t ju shihnin, t ju takonin nëpërmjet “Përmendores”, pra të njiheshin nga afër sic bënë edhe për Kadarenë që brënda një kohe record, e kthyen në muze shtëpine e tij, dhe e meritonte

Edhe Poetit tepelenas, Petrit Ruka, nuk e lanë pa përmendore,  dhe nuk pritën pushtetin vendor, dy emigrantë, për të marë nisiativën e të investonin  për Poetin e Madh Petrit Ruka,  t i ngrinin  përmendoren  në qëndër të sheshit “Lord Bajron”. Kurse për juve, jemi në pritje prej nëntë vitesh dhe nuk e dijmë e sa vite të tjera do të kalojnë

“Prit dhe pak e prit dhe pak” derisa kjo shprehja juaj nga “Prit dhe pak” u shndërua në shprehjen “Prit gomar të mbijë barr” dhe akoma “barri nuk ka mbirë”!megjithse kanë kaluar nëntë vite qysh kur juve jeni ndarë fizikisht nga jeta.

Keni të drejtë të më pyesni: Po pse, si është e mundur? Nuk ka arësye tjetër, përvec asaj që duke qënë që jemi  në  demokraci që nuk ngjan fare si e tillë dhe në një kaos kapitalizëm  përsëri,  lekat, e bëjnë ligjin. Lekat janë vetëm për ata që nuk i kanë me djersë, por i rrëmbejnë me karigen e pushtetit, me postin, pë rata që punojnë nuk i shohin lekat me sy.   As  për pushtetin vendor “nuku ka leka” e aq më shumë për poetët. Ka për ndonjë Oligark, për ndonjë të fortë me pushtet, për pehlivanët.. Më kujtuat juve Pehlivanët kur shkruani  “Është ndonjë cikë pehlivan”?

Ta dini Dritëro, as te diturit,  as heronjte ”nuk na duhen’”sot, as historia ‘nuk na duhet’! Te gjitha këto  sot,  i perkasin te kaluarës.. Bukur e keni thënë juve :

S’ka heronj, heronjte u merziten / Prisnin endrrat,endrat u vonuan / … Kush e di kur kthehen nga kjo ane /  C’i kerkoni? Pritja është e kotë /  S’ka heronj, tani, ka pehlivanë.  Pehlivanët janë kudo, ata janë në krye të të gjitha punëve, të të gjitha institucioneve, të c;do administrate.. Ata bëjne ligjin, ata drejtojnë shtetin, ekonomineë artin, kulturen..Ata, janë në krye te katër pushteteve! Pyetja e parë që shtrohet për të gjithe ata që vihen në provë është “A ështe ndonjëcikeëPehlivan”?Pehlivanët kanë zëvëndësuar Meritokratët !

Dhe më tej 

 Vëllezër, lapidarët tuaj /  /Tani nuk janë atje ku ratë  /Njeriu i zi me gjak të huaj  /U vuri kazmën për një natë /…

Ndaj unë i nëmuri po vuaj / Helmuar natën nga gjarpërinjtë / Kur shëmbi lapidarët tuaj / Ai që dje ju zuri pritë. / Vëllezër, lapidarët tuaj / Do bëhen bronx e ar një ditë. .

Kjo palo demokraci, Dritëroi, po na i nxin jetën..Për juve Poetët as për ne pensionistët, nuku ka,  as pushteti vendor e ca më keq ai qëndror.  Nuk ka sot as për juve me tërë këto merita, që rini menduar e mëndja kush e di ku ju gjezdis  tek  lini  amanetin: ” “O toka ime që të lërova e të thura këngë, / Që të kam dashur plisin dhe barin /  Që të kam fshirë me duar, me mëngë /  Në ç’vend ma le varrin? / Më mirë ma bëj diku në një brazd ë/ Apo larg mbi përrua ndofta /  Mbi mua të tundë bishtin e saj një laraskë / Duke më sjellë lajme nga bota, / Nga bota që e pata të mbyllur sa rrojta, / E kyçur dera, me lloze porta Nuk ka as për juve i lidhur si plisi me tokën, me arën, me malin, me fushën, me ugarin, me lumin, me zogjtë me kafshët me bilbilat, me zhubricën..

Kushdo që shkonte e pyeste në Pushtetin vendor të Devollit, apo edhe në njëfarë Shoqate me emrin e Devollit por që turpëron Devollion,  u premtonin  me mburrje e premtime që i kishin në majë të gjuhës  “Ja këtu në qëndër të qytetit do ta vendosim Bustin e Dritëroit”,”Jo jo kundërshtonin të tjerët, ca mandej në hyrje të qytetit që të nderohet Dritëroi” e dikush tjerët “ta vendosim në dalje të Qytetit, sikur është nisur për në fshatin e tij, Nuk është arësye as “mukaeti”  që sic thonë  të le  pa martuar..

 Por, nga e thëna tek  e bëra tashmë jo i ndaj një Lumë i tërë si Lumi i Devollit, por ka një ndarje  më të madhe edhe sikur Lumi i Devollit të bashkohet me Osumin edhe më larg akoma sikur të dy të bashkohen me Danubin.. përsëri pak janë,  sepse shkaku i vërtetë është tjetër

Sa shumë përpara do të ishim Dritëro sikur t ja dinin vlerën e madhe që kanë shkrimtarët dhe Poetët, Artistët në përgjithsi. Ata nuk janë si politikanët, për një apo dy mandate apo më keq Akoma  sikur t i kemi  të përjetshëm, si këta tanët,  bëhen edhe më të neveritshëm deri në extrem.

Poetët, tërë “pasurinë”që kanë,  pra krijimtaria e tyre e japin për brezat e sotëm e për të ardhmen, pavarësisht që ata me canta në krah bredhin sa në një shtëpi botuese në tjetrën për të gjetur ndonjë të tillë edhe me njëmijë lek më pak sikur tja botojë. E megjithatë Poetët nuk kanë pretendime nuk kanë kërkuar as troje e as tapi, as toka as pasuri, sepse këto, janë për politikanët.

Varfëria juaj sot është pasuri për Shqipërinë, sic është ajo e Petrit Rukës, e Moikom Zeqos, e Skënder Rusit e qindra të tjerëve e më larg Akoma  sic ishte varfëria e Servantesit për Spanjën, varfëria e Balzakut për Francën e mijëra e mijëra të tjerë Poetë e Shkrimtarë varfëria e të cilëve është pasuri për vëndin e tyre por,  Poetit e Shkrimtarit askush nuk ja dijti vlerën.. Ska gjë, u a dinë qytetarët, u a dijnë lexuesit

Jam mrekulluar para disa vitesh atje ku mendohet të jetë Muzeu juaj, kishin ardhur nga Kina e largët edhe Përkthyesi e Drejtori i Shtëpisë botuese në Shanghai, të veprave të Kadaresë dhe Dritëroit bashkë me dy vajzat e tij. Ata hynin në atë ndrtesë dhe shihnin zairenë e dimrit. 

Isha vetë në një Shkollë, këtu në Kryeqytet, kur mësuesja pyet nxënësit e klasës së VII-të. “Kush do të më thotë një emër politikani..” Ata ngrenë supët dhe më pas njëra prej tyre përmëndi  Fatos Nanon ( U prehtë i qetë) Më pas Mësuesja i pyet për një emër Poeti. Të gjithë ngrenë dorën dhe .përmëndin me radhë, Dritëro Agolli, Moikom Zeqo, Skënder Rusi ,Petro Marko, Lazgush Poradeci..Koci Petriti… Edhe kaq mjafton, sa të shkruash qindra libra..

Poeti dhe Politikani janë dy të kundërta, por juve Dritëro bëni një përjashtim që edhe si Politikan, keni shumë merita, sikurse edhe Moikom Zeqo etj sic ishte ai në Kongresin e 10-te të PS-së kur fanatikët ju “bombarduan” me fletushka, apo për miratimin e Ligjit 7501, që nuk ishin dakord të miratohe,j  tek thatë: “Këtij Ligji, më vonë do ja shihni  tymin..”! Dhe po ja shohim..

Sot, është më mirë të marim shëmbull nga Ujku. Bukur e keni thënë:

I dashur Ujk / Ujk i dashur / Që bredh me tët bir netëve vonë /  Ta kam zili këtë mall për tët bir / Ne njerëzit dhe birin tonë  / E lidhim shpejt, shpejt me zinxhir /   Veç për një pronë. …

Po po, jo vetëm kaq por ka edhe më keq akoma. Kështu edhe për hakmarjen, që nuk “falim””

Kanuni dhe malet dhe gjyshërit në varre / Na dhanë infeksionin me emrin“hakmarrje”Ne vitet argasëm me plumbin dhe gjakun / Dhe gjumin e prishëm për nderin dhe hakun /  Për thikë e për pushkë s’na del njeri tjetër,  Të zotët nuk jemi për penë e për letër.

E keni shkruar me dorën tuaj që jeni i trishtuar  dhe me të drejtë. Po iki me trishtim i zhgenjyer nga miqte / E mbylla dhe deren qe rrinte e hapur / Per lajkataret, per rrenacaket e smirezinjte / Qe shtireshin engjej te dashur /  Ku vete s’e di , vec s’dua te kthehem / Serishmi ne rrenat e jetes / Diku ne nje skaj te larget do prehem / Me qafen e futur ne jaken gri te xhaketes.

Sa na janë shtuar këto ”insekte helmuese”!  Dua ta mbyll tani sepse e di që ju lodha dhe për këtë ju kërkoj ndjesë .