Ku je o Zot…?Petro L. Sota

KU JE O ZOT…?
—————————
Të kërkoj gjithandej, dhe s’po e di ku je,
Mos je mbyllur diku,a je larg ne hapesirë,
Këtë botë keshtu, nuk po e kuptoj sepse,
Ka më shumë të çmëndur, se sa te mire.
 
Dhe me mijra vjet, sa shume duke pritur,
Rrugën e kemi humbur, si në pluhur reje,
Nga trupi e me shpirtin, çdo gjë ka ikur,
E nuk ka ka mbetur asgjë, brënda meje.

 

Në sytë e njerësve, shoh vetëm zëmërim,
Dhe ty, nuk po të shoh dot, në mes të tyre,
Të pasurit mekatojne, në lluks dhe dëfrim,
Mos vallë edhe ti, pa dasshur atje hyre.. ?

 

Në këtë botë të çmëndur, po ndihem me faj,
Çmëndur të gjithe, humbur si në shkretëtirë,
Dhe nuk më vjen për të qeshur, por as të qaj,
Se asgjë nuk ndryshoj, duke kërkuar mëshirë.

 

Dhe shpresoj, se një ditë, në se do të vish,
Por nuk e di, se çfar këtu mund të gjesh,
Vetëm skelete të djegur, dhe trupa pa mish,
Sepse urrejtja na ka hyrë, ketu midis nesh…

 

Me zëra që s’dgjohen, e kotë që thërrasin,
Si nëpër humnera, ku nuk shohin më dot,
Se nuk ka rrugë tjetër, e as zë që të bërtasin,
Duke klithur po belbëzojnë: -KU JE O ZOT…?
 
Dhe thërrasin zotin, se kishin pak shpresë,
Me dëshirën që ta kenë një ditë aty pranë ,
Ndoshta dhe zoti, e ka të vështirë të zbresë,
Se është mbushur bota, me djaj e shejtan.