Shkurte Berisha

KUR DIELLI NUK MJAFTON
Jashtë, vjeshta ka veshur petkun e artë,
një diell i ngrohtë përkëdhel çdo fletë,
koha premton një qetësi të lartë,
por brenda nesh, stuhia ka zënë jetë.
një diell i ngrohtë përkëdhel çdo fletë,
koha premton një qetësi të lartë,
por brenda nesh, stuhia ka zënë jetë.
Çfarë vlere ka ky qiell pa asnjë re,
kur shpirti i lodhur zgjimin po kërkon?
Në sheshe derdhet revolta mbi këtë dhe,
ku çdo protestë të vërtetën kërkon.
Natyra hesht nën dritën e saj të qetë,
ndërsa njeriu për të drejtën po lufton,
Ky diell vjeshte, me ironinë e vet,
turmat në shesh dhe revoltën vëzhgon.
Në këtë kontrast ku ndahet drita nga stuhia,
kuptojmë se paqja nuk është thjesht një mot,
sepse kur lirinë e mbron me thirrje njerëzia,
edhe kjo ditë e ngrohtë me diell, mbart lot.
kuptojmë se paqja nuk është thjesht një mot,
sepse kur lirinë e mbron me thirrje njerëzia,
edhe kjo ditë e ngrohtë me diell, mbart lot.