Boris Miska
Brezi pa kukulla dhe Teatri i Kukullave.

Shumë njerëz mbetën me gojë hapur kur panë ‘live’, me zë e figurë se si u vërvitën ‘lodrat’ molotov në dritaret e një godine të vjetër, të sapo restauruar me fondet e BE, që mbi derën kryesore shkruan ende; ‘Teatri i Kukullave’! Befasimi e humbi vlerën kur kjo loj me këto lodra u përsërit edhe një herë, por për ‘fat’ mbeti me aq. Unë nuk u habita, dhe me thënë të drejtën isha i parapërgatitur për më tepër. Por çfarë do digjnin më shumë, nuk ka mbetur asgjë tjetër!! Sepse para tyre ato institucione argëtuese dhe edukuese ishin djegur nga vetë politika, prej të gjithëve, hap pas hapi, pushtet pas pushteti, nga njëra dekadë në tjetrën.
Mbyllja, shkatërrimi apo tjetërsimi i destinacionit për të cilën u ndërtuan që herët nga të gjitha qeveritë; që nga ajo e Delvinës, Zogut, Italisë dhe më së shumti në dekadat e sundimit socialist. Pra ‘pa dashje’ hoqëm nga jeta e brezave të ardhëshme këto lodra argëtuese, krijuam një brez që nuk e njeh tetrin, cirkun, kukullat, lojën argëtimin në mjedise për ta, pa ndjeshmëri dhe njohuri minimale për artin kulturën, historinë, sportin, traditën dhe argëtimin. Nuk ishte brezi që mbylli kinematë dhe ndërtoj pallate, nuk ishte brezi që i rrëmbeu estradës sallën për t’ia dhuruar një universiteti privat, nuk ishte brezi që dogji muzeume, objekte muzeale, ekspozita me histori. Nuk ishte brezi që çmontoj Çadrën e Cirkut për….
Nuk ishte brezi që hodhi në erë Teatrin Popullorë, as ai që po ‘rikontrukton’ Galerinë e Arteve apo Muzeun Historik Kombëtarë. Nuk është me faj brezi që merr në dorë si tekste shkollore libra paçavure që nuk thonë asgjë. Ndaj unë nuk u pataksa, biles nuk pata asnjë lloj emocioni kur ‘fëmijët’ lezhjanë hidhnin valle, lodronin mbi Librin ‘monument parku’ mbi të cilin është gdhendur emri i Fishtës së madh. Ata thjeshtë ‘luajn’, sepse nuk e njohin, nuk i ka bërë kush koshient që këto ‘lodra’ janë me zararë, apo t’i mësojë për kolosin e letrave shqipe. Pra mos bëjmë me faj ‘fëmijët’, qofshin këta edhe 40-të vjeçarë, por ata që i keqformuan dhe që sot pk i keqpërdorin. Është tepër vonë, ose do të thoja një gjë me pak ‘nota optimizmi’; se ende ndoshta jemi në kohë ta ndalim këtë shkatërrim periodik kulturorë, të mbrojmë atë që ka mbetur, e të mendojmë për ndërtimin e ‘kabineteve’ në shkolla, vend ku mësohet dhe edukohet një brez.
Reagim, 28.10.26.