Duf-triptik-Kujtim N. Mullai

D U F
( triptik )
– A –
Unë, me lepe peqe,
Ti, ma kthen me “plaç!”.
Eh,…çfarë far’ e keqe,
Skuq e djeg…si saç!
– B –
Po!…Ka keq…
dhe më keq!
Kur, për dreq,
Në shtëpinë e tij,
Një biçim mik
Të rri me turi,
Sikur t’ju thotë: Ik!
– C –
Ta zgjata dorën për shpëtim,
S’të lashë të bije në humnerë!
Kur nga ti prisnja përqafim,
Në hon më shtyve…besëprerë!