Më mungon në çdo frymë-Rinore Veliu-Zymeri

Rinore Veliu-Zymeri

Screenshot

MË MUNGON NË ÇDO FRYMË

Motra ime, që ike në amshim,
më le në zemër plagë e pikëllim.
Shtëpia pa ty nuk ka më atë dritë,
e zemra të kërkon çdo natë e çdo ditë.

Sa shumë fjalë mbetën pa u thënë,
sa shumë përqafime pa u dhënë,
sa shumë kujtime më dalin përpara,
e lotët më rrjedhin si shiu nga dritarja.

Motra ime, ylli im në qiell,
malli për ty zemrën ma mbështjell.
Edhe kur vitet të kalojnë ngadalë,
në zemrën time do të mbetesh gjallë.

Do të të kërkoj në çdo agim,
do të të kujtoj me lot e mallëngjim.
E kur të vijë dita të takohemi përsëri,
do të të përqafoj e s’do të të lëshoj më në përjetësi.

Rinore Veliu-Zymeri