Dhe ti të mungosh-Jannis Ricos-Përktheu nga greqishtja:Lefter Shomo

LEFTER SHOMO
JANNIS RICOS-DHE TI TË MUNGOSH
( ΚΑΙ ΕΣΥ ΝΑ ΛΕΙΠΕΙΣ)

Mendo jetën të heqë rrugën e saj, Dhe ti të mungosh.
Të vijnë Pranverat me shumë dritare, krejt të hapura. Dhe ti të mungosh.
Të vijnë vashat në stolat e kopshtit me fustane lara-lara. Dhe ti të mungosh.
Të rinjtë të notojnë në mesditë..Dhe ti të mungosh.
Një pemë plot lulëzim që përkulet drejt ujit..
Flamuj të shumtë që valëviten në ballkona..Dhe ti të mungosh.
Dhe pastaj një çels që rrotullohet. Dhoma është e errët.Dy gojë që puthen në hije..Dhe ti të mungosh.
Mendo dy duar që shtrëngohen. dhe ti të të mungojnë duart.
Dy trupa bërë njësh dhe ti të flesh nën dhe.
Dhe kopsat e xhaketës tënde ,poshtë nën dhe, të durojnë më tepër se ti .Kur zemra jote që dashuroi aq tepër botën do të jetë tretur.
Të mungosh s ‘është asgjë, asgjë nuk është të mungosh në se ke munguar për atë që duhet.
Të jesh gjithnjë brenda atyre që për ata ke munguar.
Përjetë do të jesh brenda kësaj bote.

Përktheu nga greqishtja:Lefter ShomoK 792.j.r.α