DITË VJESHTE ËSHTË…
NGA PANAJOT BOLI
Dita sot,
Një kasketë ngjyrë kaki ka veshur
Dhe një shall të lehtë të kuqeremtë.
Një kasketë ngjyrë kaki ka veshur
Dhe një shall të lehtë të kuqeremtë.
Sytë,
Të buhavitur, të mënduar, të ftohtë
Me pak melankoli që avullon si mjegull
Në fytyrë ,
rigon vesë vjeshte me aromë ftoi
Në mollëza akoma kuqelimi i shegëve
Harabelat
Kercejnë e çuçurisin në kaçurrelat e saj
E të shqetësuar me kokën andej, nga horizonti
Lumi,
Ngyrën e kemishes e bëri me serioze,
E fusha ndjen normica nga agu i lagësht
Ditë vjeshte
Me pak mjegull të butë hedhur mbi supe
Me xhaketën mberthyer e shallin qe tund era
Qielli,
I përgjumur ende, me gjymtyrët e mpirë
Ca re të shqyera shtyn me përtim andej nga Jugu
Ditë vjeshte është
Pak trishtim mbllaçit e indiferente hesht
Ankohet për gjunjet që i mundon reumatizmi.
Pak trishtim mbllaçit e indiferente hesht
Ankohet për gjunjet që i mundon reumatizmi.
