NË FRYMË SHEKUJSH
Tingujt e çakrdisur të heshtjes
Buçasin në vesh të shurdhër të ndërgjegjes.
Përlyer me hirin e mashtrimit, bukuria e fjalës
Rrëzuar, përdhosur në emër të së vërtetës.
Dhimbja bymyer si kokrra e grurit
Kur lëshon rrënjët ugarit të pluguar.
Në kujtime stinësh dhe frymë shekujsh
Në terrin e kohës e vetmja dritë, dashuria .
Athinë,më 30.10.2012
E.D.Ifandi
