Kastriot Hasa, ashtu si dje…Pandeli Bardhi  

Pandeli Bardhi

KASTRIOT HASA, ASHTU SI DJE..      

..Edhe sot, mbetet nga më të përparuarit me ato cilësi e virtute të larta morale, me atë ndershmëri që “flet”, me  atë ndërgjegje që “bind”,me  atë shëmbull që udheheq, me atë shpirt humnan që të imponon mirënjohje, ,me atë buzëqeshje që të bën për vehte, me atë humor që të shëron..

Si Kastrioti, nuk janë shumë, po të kemi parasysh ata që nuk i kanë rrezistuar kohës për të qëndruar tek “pasuritë”  që i dha Zoti qysh kur lindën.

Kohët kanë ndryshuar, por shumë njerrëz për të cilët Kastrioti shkruan në Librin e tij “Kohë tjetër, njerrëz po ata”, jo të gjiithë janë po ata që ishin në kohën e kaluar.  Jetojmë në një shoqëri që po ecën në “tatëpjetë” dhe po lënë rrugës ato cilësi e virtute që i dha Zoti e që janë të përjetshme.

Nuk janë pak ata që të nxitur për interesa  e për tu bërë dikushi me pushtet e me pasuri por që koha tregoi  që ato janë të përkohshme, sepse nga “yryshi” që morën në “tatëpjetën” post komuniste “fatzinjtë”, nga etja për të patur sa më shumë nuk i gëzuan as ato që kishiun e jo më ato që morën padrejtësisht.

Pasuria më e madhe për Kastriotin e për qindra e mijëra si Ai, që kanë zgjedhur të jetojnë me “pasuritë” e përjetshme shpirtërore që i dha Zoti që nuk të tradhtojnë kurrë, prandaj edhe Kastrioti, gëzon po atë respect e dashuri që ka patur, si shok.koleg e kuadër drejtues  në disa rrethe të Vëndit, në Gramsh, në Lezhë, në Mat, Tiranë e kudo ku ka punuar.

“Urimet më të zemërta Kastriot Hasës, shkruan Avdyl Pilafi, miku im i hersshëm që unë e kam “Idhullin* e njeriut të dijeve, ndershmërisë e thjeshtësisë. Do të dëshiroja shumë ta kisha në bibliotekën time Librin e tij. Sepse, së pari, ia njoh ndershmërinê qytetare e intelektuale”

Kam lexuar shumë libra, por jo të gjitha më kanë lënë ato mbresa që më  ka lënë Libri i Kastriot Hasës, “ Kohë tjetër, njerrëzit po ata”, libër ky, i cili as më shumë e as më pak, me një mjeshtëri të rrallë, nëpërmjet njerrëzve të kohës  i bën “skanerin” shoqërisë në systemin e kaluar e nëpërmjet tij, sejcili i nxjer vetë konkluzionet dhe bën krahasimin me systemin e sotëm,  me të mirat dhe mangësitë. Kastriot Hasa, me personalitetin e tij të kompletuar me të gjitha cilësitë dhe virtutet më të mira, nëpërmjet ngjarjeve, njerrëzve e vlerësimeve  që bën jep një shëmbull të qartë të njeriut të kohës, duke  i  ndërthurur ato me mjeshtëri  që njerëzit e sotëm të bëjnë vlerësimet e tyre e të nxjerin konkluzionet e duhura.  

Kastriot Hasa cilësitë e tij i jep jo nëpërmet urdhrave e direktraivave të partisë, por i jep ato me sjelljen e tij bujare, me komunikimin e tij korrekt e të ngrohtë, me fjalën e ëmbël dhe respektin që i u bën edhe qytetarëve të thjeshtë.

Ja të marim si shëmbull. Në systemin e kaluar, kishte jo pak që binin viktima të luftës së klasave dhe më e keqja ishte se ata shiheshin në shoqëri me një sy tjetër, si “armiq”!

Në të gjitha kohërat, këtu  është nxitur urrejtje, hakmarje, ndarje klasore në të privilegjuar e të persekutuar. Ishte njëra anë që lufta e klasave i ndau njerrëzit në të pastër e me “cene” në bografi edhe për gjëra fare të rëndomta.    

Fjala vjen edhe për divorcin burë e grua, do të merej masë për transferimin në një detyrë tjetër më të ulët e larg vëndit të banimit. Kjo, nuk do të thoshte që buri apo gruaja të trajtoheshin si armiq e të mos i shprehnin edhe një fjalë të mirë e më keq akoma, të shiheshin me sy tjetër, sikur të ishin  “bashkëpuntorë me armikun e klasës”!

Një rast i tillë i ndodh edhe Kastriotit, me njërin nga kuadrot i sapoardhur në qytetin e Lezhës dhe kur Kastrioti i shtrin dorën për ta takuar e pirë një kafe, ky i përgjigjet, “Jo shoku Sekretar sepse edhe për juve do të flasin keq që bën shoqëri me mua sepse këtu është  qytet i vogël dhe na njohin..”! Por Kastrioti,  ngul këmbë dhe e fton për kafe. Kjo bëri përshtypje tek të gjithë që jo vetëm nuk u muar asnjë masë për Kastriotin, por edhe të tjerët filluan të flasin e të shoqëroheshin me kaudrin në fjalë, sepse, “përderisa  bëri shoqëri edhe Sekretarin  e Komitetit të Partisë, nuk do të na thonë gjë as ne të “vegjëlve”.

Po këtë efekt bëri edhe vizita në familjen e një shoqeje të bashkëshortes që vajzave të saj, nuk i jepej asnjërës bursë për një “yckel” në biografi megjithse kishin mbaruar shkollën me rezultate të shkëlqyera.

Mes të tjerave, Petrit Rama, shkruan për Kastriotin: “ Kastriot Hasa, ka mbetur po ai njeri me shumë vlera që kemi njohur i cili me ndryshimin e sistemit nuk ju fut aventurave për të përfituar sa më shumë pa i dhënë shoqërisë. Kastrioti, ishte është dhe mbetet njeri i ditur, i pakorruptuar i ndershëm dhe me vlera njerëzore..!

Edhe Nomenklatura e kohës , Kastriot Hasën e pa në shumë këndvështrime dhe jo vetëm nga këndvështrimi i bashkëqytetarëve të tij të Gramshit si Sekretar Komitettit të Partisë. Po në këtë detyrë e emëruan edhe në Komitetin e Partisë Mat, edhe në Komitetin e Partisë  Lezhë, edhe në Komitetin e Partisë Tiranë, edhe në Aparatin e Komitetit Qëndror. Kudo që shkoi e punoi e kudo që të shkonte, Kastrit Hasa, mbeti po ai, i sjellshëm, i komunikueshem e i respektuar me të njëjtën ëmbëlsi edhe nga Matjanët, edhe nga Lezhianët, edhe nga tiranasit edhe nga krutanët e gramshakët.. Respekt e dashuri për intelektualë të tillë.