Ontologjia e së paprekshmes-Angela Kosta

Angela Kosta

ONTOLOGJIA E SË PAPREKSHMES




U tretëm rrënojave të harresës,
si mijëra grimca të zbehura.
Pa frymë, mbushur përplot mall 
mes kujtimesh,
u përpoqëm të preknim të paprekshmen,
ndoshta, qoftë vetëm për një çast.


Tentuam t’i afroheshim asaj
që ende
në pluhurin e hirtë vërtitet,
hije vegimi
tashmë pa prani,
dikur shkrirje ndjenjash,
çark i një puthjeje të ëmbël,
fshehur në tablonë intriguese të mendimit,
hajdute çastesh pa kohë,
e përhumbur, 
teksa zvarritet
në dëshirën këmnbëngulëse 
për t’u rikthyer, qenie 
atje ku dikur ekzistonte.


Pa mëshirë,
ngjyrat e kohës
në hiç veniten,
të stërmundura e të vetmuara 
në humnerat e shpirtit,
në një përleshje të egër,
nën lakmimin e së përjetshmes.