
.
-Sipas rrëfimit të muzikantit Ajet Purizo nga Konispoli-
Nga Agron MEMA
Në Konispol, sa të shkel këmba në sheshin kryesor, është e pamundur mos të takosh të parin muzikantin e talentuar të këtij qyteti dhe mbarë trevës së Çamërisë, buzagazin e emocionalin Ajet Purizo. Është njeriu i artit që ka sfiduar shumë peripeci në jetë falë talentit dhe sjelljes së tij. Megjithse në një mosh të shkuar, 67 vjeçare dhe me përballjen e fatkeqësisë më të madhe që i ka ndodhur në jetë, largimi i bashkjëshortes nga jeta, përsëri buzëqeshja nuk i ikën nga buza, fjala e ëmbël dhe e ngrohtë nga buza, mikpritja dhe bujaria nga zëmra dhe shpirti. E mban veten Ajeti me kurajo artisti. E veçanta e tij është se ai është muzikanti që shoqëroi me fisarmonikën e tij koncertin e fundit të këngëtares Alida Hisku para se të arrestohej në Konispol.
Por më parë le të themi diçka për portretin, karakterin dhe personalitetin e Ajetit, brenda edhe peripecive dhe përndjekjeve persekutuese të tij, ndonëse jo në përmasat ekstreme, por të trysnyshme në aktivitetin dhe shpirtin e tij. Mungonte lirshmëria e talentit. Frika e ndiqte kudo. Njerëzit e ligj, veshur me autoritetin e partisë komuniste( PPSH) përgjonin çdo veprim të tij. Arsyeja qëndronte tek biografia, sipas rrëfimit të vet Ajetit. Kushëriri i parë i babait të tij, Jonuz Purizo u dënua me 25 vjet heqje lirie si i akuzuar në pjesëmarrje të të ashtuquajturit “ Grupi Armiqësor i Teme Sejkos”. Kjo nuk qe pak për kohën. Por falë dashamirësisë së drejtuesve të pushtetit dhe të partisë në fshat, Ajeti mundi të mbijetojë dhe ti jap komunitetit kontribute të vyera e të çmuara në art. Për këtë arsye biografike, pas mbarimit të shkollës 8-vjeçare në vendlindjen e tij, fshati Vërvë me mesataren e lartë 9.8, mundësuan arsimimin e mesëm të tij në shkollën e mesme të frutikulturës në Ksamil, shkollë e cila funksiononte disi ndryshe nga sistemi arsimor i atyre viteve në shqipëri; tre ditë mësim dhe tre të tjerat e javës punë bujqësie.
Mundi ta mbarojë edhe këtë shkollë shkëlqyer, megjithë ndrydhjen shpirtërore që kish për muzikën së cilës nuk ju nda asnjë çast edhe në shkollën e mesme. Ikte mbasditeve, herë me makinë e herë me këmbë në Sarandë ku merrte mësime fisarmonike në shtëpinë e kulturës së qytetit nga mësuesi i talentuar Namik Xhaferri, të cilin e kujton me respekte shumë të mëdha edhe sot e kësaj dite që bashkëbisedon me neve. Kryen shërbimin ushtarak në Kalanë e Lëkurësit, vend strategjik mbi gjirin e Sarandës nga e cila soditja e qytetit i shtonte noktruntet e artit muzikantit të ardhshëm, ia forconte ndjeshmërinë dhe adrenalinën artistike, i shtonte më tepër dëshirën për të realizuar ëndrrën e tij që të bëhej muzikant. Dje ja arriti me mundime.

Shkon një vit në shkollëne “Qendrës për Edukimin e Kuadrove të Kulturës” në Tiranë për tu diplomuar si fizarmonicist. Ia doli dhe filloi me mbrëmjet argëtuese. Aktiviteti dhe përkushtimi i tij ra në sy dhe e ridërgojën përsëri në shkollën e kulturës në Tiranë, por këtë rradhë dy vjet për kulturë masive. Punon në vatrën e kulturës Vërvë dhe si mësues muzike i jashtëm. Ndërkohë që persekucioni nga ana e kushëririt të babait nuk qe harruar. Qenë sekuestruar pronat dhe gjysma e banesës të cilën u detyruan që ta blejnë shtëpinë e tyre në vitet e demokracisë. Nga ana tjetër nëna dhe babai u përjashtuan nga partia dhe xhaxhai i tij, Rexhep Purizo, pasi kish mbaruar studimet në ish BRSS për diplomaci, ishte internuar në Lubonjë të Vlorës ku punoi në punë të rëndomta bujqësie e ndërtimi deri në ardhjen e demokracisë më 1990-ën. Nga puna e mirë e e mërojën shef të muzikës në shtëpinë e kulturës së kryeqendrës së krahinës, Konispol ku edhe jepte përsëri mësim muzike në shkollë si mësues i jashtëm. Suksest ndiqnin njëra-tjetrën sipas renditjes kalendarike politike të kohës. Dhe ato qenë të shumta. Kërkonin përgjegjësi profesionale, por më shumë vëmendje të thellë politike, kujdes klasik ndaj çdo detaji me kumbim ndryshe nga kambanat e pushtetit.
Ajeti mban mend suksesin me konkursin artistik Buzëqeshje rinore” me këngë popullore, të muzikës së lehtë shqiptare dhe asaj të huaj, ato që lejoheshin. Konceri u shfaq në të gjitha zonat me sukses. Thotë se është paraqitur në Festivalin Folklorik Kombëtar të Beratit me këngën Çame, moj syzeza çame” me tekst e muzikë nga vet Ajeti si dhe monofoninë “ Bubulina”. Pati sukses dhe pëlqyeshmëri, por tanimë qenë ndryshuar kohët e frikshme e të ankthshme. Liria e shpirtit dhe artit fluturonin hapësirave të talentit. Por kujton edhe një detaj , sa për të qeshur, por dhe ironikë për kohën. Jepej koncert në Bregdet. Pjesëmarrës mes shumë grupeve qe edhe Konispoli. Merrte pjesë anëtari i byrosë politike të KQPPSH-së Pali Miska. Grupi ynë përbëhej nga 6 vajza.
Kisha emocione kur pashë shokun Pali në sallë. Edhe frikë. Kënga jonë fillonte me fjalët: “ Në fshat pa zbardhur mëngjezi, / Gati kazmën, pushkën kemi…”. Mbarimi këngës bëri që shoku Pali të duartrokiste dhe salla ta shoqëronte edhe me ovacione të mëdha. Në mbarim të koncertit, shoku Pali më shtrëngoi dorën dhe më dhuroi një vepër të Enver Hoxhës. Por në këtë kohë, miku im, i talentuari Taip madani, ekzekutuesi i valles së famshme çame të Osman Takës, mu afrua dhe më thotë tek veshi: Do ti thom shokut Pali që atij që i dhe dorën dhe veprën e shokut Enver, është nipi i armikut Jonuz Purizo. I vura dorën tek goja. Pusho, i thashë, se do dëgjojë ndonjë sigurims apo sy i tyre dhe pastaj…I miri Taip, ndjesë pastë, qeshi dashamirësisht dhe u largua. Pas koncertit , na thanë që shoku Pali paskish ngrënë një kec të tërë të pjekur dhe disa litra vere. Pasi tregon këto Ajeti, neve rikthehemi përsëri tek takimi me Alida Hiskun. Si i thonë fjalës që “ Vete gjuha ku dhëmb dhëmbi” dhe instikti i gazetarit për të zbuluar detaje të reja na shtynë ta pyesim se si u njoh me të. Ai thotë se ajo qe praktikante dhe në Konispol shoqërohej me një shoqen e sajë, një vanzë nga Vlora. Në fillim tjeshtë përshëndeteshim. Ndërsa një natë, në një koncert që u dha në Konispol e shoqërova gjatë interpretimit të saj me fisarmonikën time. Koncerti jepej me pjesëmarrjen e shokëve të pushtetit e partisë. Në repertorin interpretues të asaj nate Alida këndoi këngë popullore, këngë të muzikës së lehtë shqiptare dhe të huaj. Herë mas here Alida afrohej pranë meje dhe më pëshpëriuste për këngën pasardhëse. Por…dikush, komunist, nga salla briti me të madhe nga ky xhesht i Alidës: Kujdes Purizoooo! Unë fillova të trembesha…Ishte koncerti i fundit me mua, por edhe i saj. Ajo erdhi përsëri në Konispol, por u arrestua po në Konispol. Pata probleme. Më thirrën epyetën sepse kisha bërë shoqëri dhe koncert me të. Pyetje nga më të çuditshmet e tensione nga më të frikshmet se paskëshim kënduar edhe këngë të huaja të ndaluara dhe të papëlqyeshme nga sistemi dhe polizika e kohës. Mundohesha ti bindja organet shtetërore dhe partiake. Për këtë u kërkova ndihmë edhe dy miqve të mi artista e të kulturës dhe me plotë autoritet, Pajtim Çaushi shkrimtar dhe valltarit Taip Madani të cilët nuk ma kursyen ndihmën e sinqertë dhe u jam mirënjohës përjetë. Por mirë kali që ngordhi, thotë populli, por nuk të lënë rehat as mizat. Frikën ma shtoi një plak analfabet, por komunist. Qe ulur në hije të rrapit të Konispolit.
Kur kalova unë në punën time, u ngrit e më drejtoi gishtin: Ti je armik se ke shoqëruar dhe kënduar me armiken! Ika në punën time. Nuk i fola, por u frikësova. Po ky monstër, përsëri, por në vitet e demokracisë, gjatë një aktiviteti ndodhi një defekt teknik i mikrofonit nga shkarkesat elektrike të vetëtimave kur fliste një veteran i LANÇ-it. Ky u ngrit dhe briti përsëri: Armik. Të ka vënur Sali Berisha të sabotosh mbledhjen. Vijova punën deri sa një kryebashkiak i Konispolit më pushoi nga puna me pretekstin e shkurtimit organik, por arsyeja qe se nuk e kisha votuar si kandidat i PS-së. Këto ditë kam lexuar për Alidën peripecitë, vuajtjet dhe torturat që ka hequr në hetuesi. Jam ngashëryer në lot. Nuk e mohoj. Ishte vajzë e çiltër, e sinqertë dhe një artiste e vërtetë. Ruaj respektin më të madh për të. Por Ajeti, në përfundim të bisedës së tij, nuk lë pa shprehur edhe pengun që i gërryen shpirtin prej vitesh. Ringritjen e Ansamblit “Çamëria” që ato vlera të mëdha të kulturës çame mos ti shoqërojë togfjalëshi historik “ na ishte dikur” një këngë e valle çame që sot, ajo valle, Vallja e Osman takës, mori vlera të mëdha kombëtare. Dhe kjo kulturë e kjo traditë me shumë vlera të prezantohet edhe tek emisjoni “ Gurra Popullore” se dhe ajo gurrë e pashtershme dhe me vlera folklorike të mëdha është.