Lumo Kolleshi

LIRIKË VJESHTE
Më vidhet resh një hënë e mekur,
Më ftojnë në degë dy ftonj të pjekur
Dhe dyllëzojnë në ar të derdhur.
Ku shkon kjo natë për t’u fshehur?
Në kaçube ëndrrash më tremben zogjtë,
Një erë më merr,më çon te ftonjtë,
Pa bëj t’i kap,më dridhen thonjtë,
Një shi vjeshtak m’ i shkoq ca lotë.
Shiun që bie,aspak s’e ndiej,
Gjëmime shkunden honesh ndër qiej.
Në ëndrra shpik e shpik veç diej,
Me sytë e tu tok i përziej.
06.11.2018