Në një pjatë- Shkurte Berisha

NË NJË PJATË
( Kujtim nga jeta studentore )
Për katër vjet në një pjatë,
Bukën bashkë e kemi ngrënë,
Na dukej e ëmbël si mjaltë,
Mund të thoni: mos po gënjen?
                                        
Kjo në fakt është e vërtetë,
Jo vetëm unë me shoqen time,
Të tilla i kishim kushtet në jetë,
Për çdo gjë kishim përgjysmime.

 

Por ne kishim të njëjtin qëllim,
Kishim shkuar për të studiuar,
Ecnim para në të njëjtin drejtim,
Rruga na dukej e ndriçuar.

 

Si ne e kishte gjithë shoqëria,
Të njëjtin hall e të njëjtën jetë,
Ndaj na gëzonte dhe varfëria,
Se ishte e pastër dhe e vërtetë.
 
Nuk më vjen turp për ta treguar,
Edhe pse është kohë e shkuar,
Atë që patëm, e kemi shijuar,
Ndaj dhe sot ndihemi të bekuar.