Elegji për Eseninin-Petro L. Sota

ELEGJI PËR ESENININ.
———————————
Si e tërbuar, po frynte era,
Më njëzetë e tetë dhjetor,
Tek hoteli “ Ingliterra “,
Do të shuhej, një meteor.
 
Meteori, që zjarr lëshonte,
Nëpër vargjet e poezisë,
Ky djalosh, po ëndërronte,
Të ish më i madhi, i Rusisë.

 

Por ai, do t’jetë patjetër,
Përmbi altar, të poezisë,
S’mund të ketë, asnjë tjetër,
T’i këndoj më bukur, dashurisë,

 

Nëpër stepa, kur vraponte,
Ah, kjo moshë e djalërisë,
Bukuroshet me sy shikonte,
E shkruan vargjet e dashurisë,

 

Ato vargje, për dashurinë,
Aromë lulesh, fshati binin,
Shpirtin gjithë, aty e shkrin,
Shpirtin që kish, veç Esenini.

 

Por,lamtumirë, ëndërr e vrarë,
Që i solle, vetëm zhgënjim,
Kur frynte era si e marrë,
I shkulte drurët me tërbim.

 

I rrëzonte, pa pikë mëshirë,
Dhe i hidhte, thellë në hone,
Në Rusi, s’kish kohë të mirë,
Dhe lamtumirë, revolucione.!

 

Mbrëmjet muzgu, i mbulonte,
Dukej rrallë, unazë e hënës,
Shpresën kot, po e kërkonte,
Me pikëllim, shkruan” letër nënës.”

 

I zhgënjyer, ky djalosh mbeti,
S’po shihte dritë, por errësirë,
Donte bojë, por atë çast s’gjeti,
Me gjak e shkroi,” Lamtumirë.”

 

I preu damarët, e i doli gjak,
Po i dridhej pena nëpër duar,
Nuk kishte bojë, i duhej pak,
Dy strofa vetëm, për të shkruar.

 

Dy strofa vetëm, do i mjaftonin,
Akoma gjaku si kishte ngrirë,
Por pika pika, do t’i pikonin,,
Për të shkruar, * lamtumirë “.

 

Por këto vargje, koha s’i tret,
Janë si floriri, gjithë shkëlqim,
“Të vdesësh, s’është e re në jetë,
Dhe t’jetosh,s’është e re padyshim.”

 

Pikën e gjakut, në letër e vinte,
Nëpër çarçafë, si lule mbeti,
Në dhomë t’hotelit, do të linte,
Një ëndërrë të vrarë, vetë poeti.

 

Këmbanat, e përcjellin nëpër re,
Me pikëllim, nga e gjithë Rusia,
Është i lodhur, ka kohë që fle,
Por si ylber, e lartëson poezia.
Sepse qe dimër, por edhe acar,
Kishte ardhur, kohë e vështirë,
Por vetë Rusia, e kishte vrarë,
Prandaj i shkrojti ; “ Lamtumirë”.