Për analogji!!!Fatmira Limani

Fatmira Limani-Antwerp Belgjike

PËR ANALOGJI!!!

Rastësia, përgjatë një udhëtimi në qendër të Brukselit,
më tërhoqi vëmendjen një monument kulture,
derdhur në bronz.
Kureshtja për më shumë, ndalova para tij.

Ulur në gjunjë, një libër në dorë, një qen përbri.
Mendova: të jetë vallë një shkrimtar,
ku mendja dhe vepra e tij nderohet,
ndër breza, shërben si idhull i dijes, nuk shuhet.

Kureshtja, më detyroi të di më shumë.
Nga autobiografia e tij, mësova:
Ishte autodidakt i pasionuar i letërsisë,
dhe njohës e folës i shumë gjuhëve të huaja.

Frymëzuar nga misioni në shërbim të njerëzimit,
ishte afirmuar një politikan i devotshëm.
Ish-deputet dhe kryetar i bashkisë prej 18 vjetësh,
një kontribut i çmuar, që nderohet ndër breza.

Me një vendim ligjor, bashkiak, vendosi:
Ruajtjen e ekzistencës arkitekturore të qytetit,
Bëri të ruante pamjen mrekulli të shekullit XVII.
Më vonë u shpall pasuri e UNESCO-s.

Për analogji: pse ndër këto vite, në Shqipëri,
nuk u afirmua një kryetar bashkie apo politikan i tillë?
Thuajse çdo gjë është shkatërruar nga e kaluara,
duke abuzuar, gjoja ndërtime të reja të kohës.

Çfarë do të mësojnë brezat që vijnë,
Vetëm Shqipërinë e re që ëndërrojnë…
E reja, pa ekzistencën e së vjetrës, nuk ekziston.
E vjetra janë themelet, e reja mbi të qëndron.