FLAKUR SI GJETHE
I shfrytëzon çdo vit kjo pemë gjethet e veta,
u merr çdo dritë e diell, u thith çdo gjë nga jeta,
e sot po i lëshon pa pikë dhimbje mbi tokë,
nuk i duhen më, ndaj i flak pa kthyer kokë.
u merr çdo dritë e diell, u thith çdo gjë nga jeta,
e sot po i lëshon pa pikë dhimbje mbi tokë,
nuk i duhen më, ndaj i flak pa kthyer kokë.
Si njeriu që të zhvat e të merr çdo grimë,
të vjel çdo vlerë e forcë, të lë pa një burim,
dhe kur nuk ke ç’t’i japësh, të kthen në harresë,
të hedh në mes të rrugës, pa asnjë interes.
Janë gjethet e thara që era sot po i merr,
dëshmi e një bote ku vlerat ranë në ferr,
pasi të shfrytëzuan e të morën çdo gjë,
të flakin si gjethe, nuk të njohin më.
Ndaj mbetesh i vetëm nën qiellin pa mëshirë,
i shkelur nga këmbët në baltë e në errësirë,
një gjethe e tharë që s’vlen më asnjë qindarkë,
kur s’kanë më përfitim, të flakin fare jashtë.
i shkelur nga këmbët në baltë e në errësirë,
një gjethe e tharë që s’vlen më asnjë qindarkë,
kur s’kanë më përfitim, të flakin fare jashtë.
