Algoritmi amerikan, kur të ka në shënjestër, nuk gabon! – Genta Kaloçi
Fotoja është peshkim për çirakët e salikmonedë-Lulush sh.p.k. në PD, PS, Lesheli sh.p.k. Futeni në tekst, zhgënjehuni dhe mbase kështu mësoni ndonjë gjë të hajrit.
Lajmet kanë marrë dhenë se Maduro, presidenti i Venezuelës (me 29 milionë banorë), është marrë prej rreckash dhe dërguar në Amerikë nga forcat elitare të marinsave “Delta”. Interesant ishte fakti se u eliminuan afro 50 rojet e tij kubane. As eksperienca, as dija dhe as përgatitja e tyre nuk e mbrojtën dot Maduron.
Ky detaj më kujtoi intervistën e Sulo Gradecit, i cili, për mbrojtjen e Kollosit, ndër të tjera përmendi:
“Ne menduam se Enverin e mbronim ne (rojet, ushtria, populli), por në fakt ne na mbronte Ai!”
Këto fjalë janë thelbi i filozofisë politike të një udhëheqjeje madhështore, me bazë njeriun, virtytin, urtësinë, paqen, zhvillimin, mirëqenien, barazinë, vëllazërinë dhe drejtësinë në gjenezën e shqiptarit.
Kalojmë sërish te çështja e Maduros, të cilit ia kishte inatin Trumpi që nga mandati i parë, sepse “shiste shumë pordhë”, pavarësisht se shpëtoi për qime nga Boltoni (kur dekonspiroi misionin sekret në media, gjoja si gabim i pavetëdijshëm). Këtë Trumpi nuk e kapërceu dot. Jo për gjë, por Maduro vazhdonte të fshihej pas Kinës dhe Rusisë.
Hë, ku ma keni?
Pse nuk e shpëtuan Kina dhe Rusia?
Kina dhe Rusia kurrë nuk të shpëtojnë; përkundrazi, të hedhin në zjarr kur vjen puna për të mbrojtur zgjerimin e territoreve të tyre. Aksiomë e konfirmuar dhjetëra shekuj më parë.
Algoritmi amerikan i qasjes ndaj të njëjtave problematika në rang botëror, si në rastin e Gadafit, Sadamit e të tjerë që shpëtuan pa u vrarë, por me burgim (Sanader, Mubarak, Likja, Dodik), arratisje (Gruevski, Asad), listë të zezë, izolim e bllokim (Saliu me kuç e maç në vend e rajon), nuk të lë të mos mendosh edhe për rastin e Enverit.
Me pak fjalë, meqë na kanë çarë dërrasat këta alabakët vendas antishqiptarë për Kollosin Enver, duke marrë parasysh përqindjen e suksesit të algoritmit amerikan për çdo rast, i bie që Enverin e kanë lënë me vetëdije të sundojë për katër dekada, duke i shkelur syrin njëri-tjetrit në prapaskenë.
Amerikanët bënin sikur e luftonin Enverin me banda (të vetëofruarit, të paaftët e Zogut), që s’patën kurrë sukses, sepse i kapte Kollosi që në kufi. Fundja, ç’faj kishte Kollosi që ata ishin tr@pa? Ashtu u duhej: një aleat i fshehtë kundër Lindjes (Kinë/Rusi), meqenëse u prish hapur me ta për çështjen e shqiptarizmës dhe Kosovës, si dhe kundër faktorit sllav në rajon.
Enveri i mbajti Kinën dhe Rusinë larg Pashalimanit, larg daljes në Adriatik, larg rajonit, duke i zbythur dy superfuqitë e Lindjes të shekullit XX.
Duke pasur një Enver në rajon, algoritmi amerikan e kishte më të lehtë të fokusohej në shpërbërjen e Jugosllavisë, bir kopil i Rusisë, për të dobësuar, zvogëluar, nëse jo zhdukur, faktorin sllav në rajon.
Kaq e thjeshtë. Të tjerat i dimë si rrodhën.
Enveri vdiq me lavdi. Jugosllavinë e mori perëndia. Kosova shtet, e të tjera me radhë.
Përndryshe, bazuar në algoritmin amerikan të rasteve të mësipërme, do ta merrnin Xhaxhin zgupthi, por nuk donin dhe bënin sikur ziheshin me terma ideologjikë: imperializmi amerikan dhe revizionizmi rus. Futje kot, aman. Politikë të mëdhenjsh (kishte lezet), jo alabakësh si këta të sotmit.
Në rastin e Enverit dalin shumë pikëpyetje:
Pse dështoi algoritmi amerikan?
Nëse e marrim siç thonë Saliu me shokë pas ’90-ës (jo Saliu me teserë para ’85-ës), atëherë Enveri na del më i fuqishëm se CIA. Kjo është supermeritë, supervlerësim për Kollosin, prandaj e quajtën Kollos.
Nëse ishin superfuqi dhe algoritmi nuk dështon, atëherë pse Enveri i gjunjëzoi?
Pale kur thonë bajgat e kësaj toke, ish-punonjës arkivash, se Kollosi bënte kontrabandë cigaresh, droge, hashashi, alkooli e budalliqe të tjera. Nëse do të ishin të vërteta, algoritmi amerikan i shtatë dekadave ua hedh poshtë.
Si?
Do t’ua ndalonte, bllokonte, konfiskonte mallrat, anijet dhe marinarët nëpër portet e botës, ose që në ujërat ndërkombëtare, për t’i bërë shembull; ose do të bllokonte qeverinë e Enverit në Tiranë dhe nëpër botë; ose do ta merrte zgupthi, si këta shefat e kartelit, si Madurët, Sinaloat e Meksikës e të tjerë.
Çuditërisht, këto taktika nuk ndodhën për katër dekada, gjithmonë sipas algoritmit amerikan.
Nuk flasim për ndonjë rast sporadik (nëse ka ndodhur), që as nuk përfilleshin as nga bota, e as nga vendi ynë, në aspektin politiko-financiar apo të së drejtës ndërkombëtare.
Nëse marrim të mirëqena thashethemet e të dënuarve se Enveri ishte diktator, atëherë ata nuk do të ishin nëpër burgje dhe as nuk do të dilnin të gjallë prej tyre për të punuar pas burgut; por do të ishin pa varre dhe s’do bënin “gam-gam” kot në ditët e sotme. Këto që thonë nxjerrin bllof ekzistencën e tyre në ditët e sotme; ua hedh poshtë algoritmi amerikan, që aq shumë me zell e përdorin për të na hedhur llum syve dhe truve.
Me pak fjalë, algoritmi amerikan i hedh poshtë përpjekjet e bajgave shqipfolëse antishqiptare, që sulmojnë Enverin dhe pas tij duan të dalin heronj pas lufte. Ndërkohë që nuk kishte luftë mes palëve, por vetëm ngrirje marrëdhëniesh. Tani është çështje tjetër që nuk ditën të bëhen si vendet e akullta nordike dhe të shfrytëzojnë akullin dhe temperaturat e ftohta për stazhonim mishi me kripë (pastërma apo turshi), apo përpunim e tharje peshku për eksport, e të zhvilloheshin, sepse kishin shejtanin në bark, që u shfaq në tre dekadat e fundit të rrënimit dhe zvarritjes së shqiptarizmës. Kaq!
Shënim: Çfarë do bëni tani që s’është as Xhaxhi t’ju mbrojë, se e keni djegur kartën e tij duke e përdorur më shumë se një herë për 35 vjet? Edhe ju thoshim: mooos e krruni me Amerikën, sidomos tani që s’është Xhaxhi. Ju, në vend që të fshiheshit, na kërcënonit, shantazhonit, mallkonit, deformonit; kërcënonit me ato tuajat të stilit: “s’na rruhet”, “s’na krruhet”, “s’na ha rrapi”, “s’na do tr@pi”, “s’na çahet suma”, “na çatë kokën” e të tjera si këto. Donim t’ju mbronim nga vetja dhe nga Amerika, por ju jo që jo. Eh, tani ç’do bëni këtej e tutje?!
Kush do t’ju mbrojë?!
Si thoshit: “S’bëhet ajo, ëëë.”
Kush ajo?
Hë mo ju, mos bëni gjoja.
Ajo pra, ajo (punë, mo punë).
Tani bëhet, që ç’ke me të…
Doni më për belulin?
Ju që gëzoheni pa masë nga këto pamje, ju themi vetëm kaq: akuzat që iu ngritën Maduros janë ngritur të njëjtat edhe salikmonlulushit sh.p.k. prej vitesh.
Çështja është: pse nuk i ngrejnë edhe këta pushtetarët e PD-së, PS-së, lesheli sh.p.k. zgupthi?
Çfarë, kush dhe pse i ndalon?!
Cili faktor është përdorur në dobi të shqiptarizmit dhe të popullit?
Kjo është çështja.
Të tjerat, thashethemet dhe krekosjet, jua kam lënë juve t’i trajtoni këto ditë, duke kërcënuar palët njëri-tjetrin me këto pamje. Fundi juaj i tmerrshëm është i sigurt. Garant. Na grabitët vitet, por jo Rezultatin. Kaq.
Shënim: Emrat me shkronja të vogla nuk janë gabim shpejtësie, as padije, por të qëllimshme, sepse të tillë janë.
